Mobile

Një trojan androidi regjistron bisedat

Aug 3 2011
0 Shpërndarje
Një trojan androidi regjistron bisedat

Një trojan i ri androidi është në gjendje të regjistroj bisedat telefonike, sipas një hulumtuesi sigurie në CA.

Derisa trojani i kaluar i gjetur nga CA regjistronte të dhënat e thirrjeve të pranuara e të dërguara, si dhe kohëzgjatjen e tyre, malueri i identifikuar këtë javë regjistron bisedat telefonike në formatin AMR dhe i ruan ato regjistrime në SD kartelën e pajisjes.

Malueri gjithashtu “lëshon një dosje konfiguruese që përmban informata bazë për serverin amë dhe parametrat e tij,” deklarojnë nga CA, duke sugjeruar që thirrjet e regjistruara mund të ngarkohen në serverin amë nga ku ka rrënjët ky maluer.

Hulumtuesit nga kompania CA thonë se “kanë testuar trojanin në një ambient të kontrolluar me dy emulatorë mobil duke operuar me shërbime të simuluara interneti,” dhe këto rezultate i kanë publikuar me disa pamje nga ky testim në bllogun zyrtar të tyre. Megjithatë duket që trojani mund të instalohet vetëm nëse përdoruesi shtyp “install” në mesazhin që duket krejt i ngjashëm me atë të aplikacioneve legjitime.

Pasi malueri dhe dosja konfiguruese e serverit amë të instalohen në pajisjen Android, bërja e thirrjeve telefonike “lançon” maluerin, me fjalë tjera fillon regjistrimin e thirrjeve dhe ruajtjen e tyre në SD kartelën.

Edhe pse Android ofron fleksibilitet më të madh se iPhone në instalimin e aplikacioneve të palëve të treta, edhe atyre të pa-aprovuara për Android Market, kjo liri duket se po vjen me një dozë të caktuar të riskut të sigurisë. Aplikacione të infektuara me maluer janë gjetur edhe në vet dyqanin zyrtar Android Market, por përdoruesit mund të mbrohen duke instaluar një softuer antivirus, ngjashëm siç bëjnë në PC-të e tyre.

Lajmet e fundit>