Karriere

Një tjetër bashkëthemelues i Sirit largohet nga Apple

Sep 14 2012
0 Shpërndarje
Një tjetër bashkëthemelues i Sirit largohet nga Apple

Njëri nga anëtarët që bënë themelimin e Sirit shumë kohë para se të blihej nga Apple dhe e cila gjë u kthye u vendos në iPhone 4S, ka lënë ndërmarrjen.

Adam Cheyer, i cili ishte bashkëthemelues i Sirit në marsin e vitit 2008, ka lënë punën e tij në Apple, raporton Bloomberg. CNET mësoi që ky largim u bë disa muaj më parë dhe që vendimi ishte marrë për shkak të një dëshire për të kaluar më tepër kohë me familjen e tij dhe mbase edhe që të punojë në projekte të tjera.

Apple nuk u përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar.

Apple bleu Sirin në fillim të vitit 2010. Në atë kohë, ndërmarrje kishte një aplikacion ndihmës që mund të kthente urdhrat me zë në veprime softuerike. Projekti ishte zhvilluar nga një projekt për inteligjencë artificiale në SIRI International. Pas blerjes së ndërmarrjes, Apple e vendosi atë një veçori të posaçme për iPhone 4S. Kjo teknologji pritet të përdoret edhe në modelin më të ri të tabletit iPad si pjesë e iOS 6, i cili pritet të lëshohet më vonë gjatë këtij muaji.

Sipas profilit të vet në LinkedIn, CHeyer ishte drejtor inxhinierie në grupin për iOS të Apple. Në tetorin e vitit të kaluar, pak kohë pas paraqitjes së Sirit në iPhone 4S, bashkëthemeluesi dhe CEO i Sirit, Dag Kittlaues la ndërmarrjen po ashtu.

Megjithëse janë bërë shumë padi për efikasitetin e veçorisë të synuar në drejtimin e Apple, ndërmarrja ka deklaruar publikisht që ka shpresa të mëdha për Sirin. (CIO Albanian)

Tags >

siri
Lajmet e fundit>