Slider

Një sistem i ri lazeri mund të kalojë distanca ndërplanetare për të arritur Marsin apo Jupiterin

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Një sistem i ri lazeri mund të kalojë distanca ndërplanetare për të arritur Marsin apo Jupiterin

lasersNjë sistem i ri lazer, i zhvilluar nga Laboratori i NASA në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, mund të tejkalojë distanca ndërplanetare duke lënë shenjë sa 1 milimetër.

Kjo do të thotë se sistemi ka aftësinë të godasë planetin Mars apo edhe Jupiterin. Sistemi me lazer i avancuar përdor “transmetuesit aktivë,” që do të thotë se transmetuesit aktivë të sinkronizuar në Tokë dhe në Hapësirë mund të dërgojnë dhe të marrin pulse lazeri, duke i bërë lehtësisht të identifikueshëm. Pulsi ka kohë hyrjeje dhe daljeje dhe koha e udhëtimit të pulsit midis transmetuesve informon distancat midis tyre.

Aktualisht shumica e shkencëtarëve e përdorin metodën e lazerit të njohur si “radhitje pasive” nga ku drita del nga një reflektues. Kjo metodë punon vetëm për distanca të shkurtra si deri në Hënë, e cila është 240,000 milje larg. Duke e krahasuar planeti Mars është diku midis 34 – 248 milion milje larg nga Toka dhe Jupiteri është diku midis 365 dhe 601 milionë milje larg.

Ky sistem i ri nuk ofron një lazer më të fortë, por ai zgjeron gjerësinë e veprimit të lazerit me një transmetues aktivë.

Kevin M. Birnbaum, një shkencëtar i përfshirë në projekt, tha se: “lazerët aktualë kanë mjaftueshëm pulse energjish, çelësi është të kesh një marrës më sensitiv dhe një metodë për të spikatur sinjalet e Fotoneve nga e gjithë sfondi i ditës. ”

Tani për tani, sistemi është testuar vetëm në Tokë, por shkencëtarët shpresojnë ta testojnë lazerin në distanca më të mëdha në një të ardhme të afërt. Mundësitë ku mund të shfrytëzohen avantazhet e lazerit të ri të avancuar janë shumë të mëdha, dhe mund të bëhet një mjet tepër i rëndësishëm për kërkime. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>