Business & Management

Një qendër të dhënash suedeze kursen 1 milion $ në vit duke përdorur freskimin nënujor

May 20 2013
0 Shpërndarje
Një qendër të dhënash suedeze kursen 1 milion $ në vit duke përdorur freskimin nënujor

qender suedezeNjë qendër të dhënash suedeze ka reduktuar me 1 milion $ në vit shpenzimet e saj duke përdorur freskimin nënujor për serverët e saj. Interxion është një kompani me bazë në Holandë.

Ajo i jep me qera qendrat e të dhënave në 11 shtete të ndryshme dhe përdor ujin e detit Baltik për të freskuar pajisjet e IT-së në Stokholm. Energjia e përdorur për të freskuar pajisjet e IT-së është një nga elementet më të kushtueshëm gjatë punës së një qendre të dhënash.

Prandaj, disa kompani kanë filluar të përdorin ajrin e ambientit jashtë apo teknika të tjera me kosto të ulët. Një opsion tjetër, e mesa duke mjaft efektit, është uji i detit. Interxion arriti të shpenzonte në këtë rast vetëm 0.03$/kWh. Në total, për një vit, kompania arriti të kursente rreth 1 milion $.

Ata përfituan veçanërisht nga fakti se në Stokholm ekzistonin disa tuba rrjeti të cilat ishin të ndërtuar për përdorimin e ujit të detit për qëllime freskimi.

Nëse qendrat nuk ndodhen afër detit, ka zgjidhje të tjera alternative. Një kompani në Zyrih përdor ujin e një liqeni të thellë, ndërkohë që kompani të tjera kanë përdorur minierat apo akuiferët.

Gjithsesi, përdorimi i ujit të detit për freskim nuk është diçka e re. Në zonën e vendeve nordike, ka disa kompani që e përdorin prej kohësh. Një prej tyre është edhe vetë Google në Finlandë. Por, ajo që e dallon Interxion nga të tjerat, është se ripërdor të njëjtin ujë deti në disa qendra të dhënash, duke përfituar më shumë nga ajo që paguajnë. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>