Business & Management

Një “pëlqim” më tepër në Facebook do të thotë 174 $ fitim për firmën tuaj

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Një “pëlqim” më tepër në Facebook do të thotë 174 $ fitim për firmën tuaj

1facebookSipas një raporti, kur një përdorues i Facebook-ut “pëlqen” faqen e firmës tuaj, klikimi do të thotë për firmën 174.17 $ më tepër fitim, një rritje me 28% që prej vitit 2010.

Për të realizuar studimin “Vlera e Fansit të Facebook-ut në vitin 2013: Rishikimi i vlerës së konsumatorit në median sociale”, kompania Syncapse anketoi më tepër se 2000 përdorues të këtij rrjeti social, të cilët kishin pëlqyer faqen e një firme të caktuar.

Kërkimi mori në konsideratë faktorë të tillë si p.sh shpenzimet e produktit, besueshmëria, vlera e media, kostoja e blerjes dhe reputacioni i markës për të përcaktuar vlerën e një fansi në Facebook.

Në raport theksohej: “Rritja e vlerës mesatare të fansave lidhet me tendencën e fansave për të qenë super konsumatorë. Ata përveç se duan të jenë klientët e parë të një firme, shpenzojnë më tepër, angazhohen më tepër, e suportojnë atë më tepër dhe janë më të besueshëm.

Vlera në rritje e fansave në Facebook afirmon investim në marketingun social si dhe ofron përkushtim dhe mbështetje në të ardhmen”.

Fansat e Facebook-ut shpenzojnë më tepër para

Sipas raportit fansat e Facebook-ut jo vetëm që shpenzojnë më tepër para duke blerë në firma të ndryshme që ata preferojnë (116 $ në vit më tepër se ata që nuk janë fansa), por gjithashtu shpenzojnë më tepër brenda sektorit të firmave – 43% më tepër pavarësisht se niveli i tyre i përgjithshëm i të ardhurave mund të jetë më i ulët krahasuar me ata që nuk janë fansa.

facebook financa

Fansat e Facebook-ut janë 18% më tepër të kënaqur me markat e tyre sesa jo-fansat si dhe ka të ngjarë se rreth 11% që të vazhdojnë të përdorin markën.

Duke qenë se 20% e konsumatorëve përfaqësojnë 80% të të ardhurave, sa më shumë të izolosh segmentin e konsumatorëve kryesorë aq më e besueshme do të jetë marka dhe do të jetë në gjendje të prezantojë oferta më të mira për të shpenzuar më tepër. Menaxherët e firmave duhet të ndërveprojnë me fansat për të kuptuar preferencat e tyre. Nuk është e këshillueshme që të kërkohen mendime të shpeshta nga njerëz që nuk e njohin mirë firmën, nuk kanë interes ose janë skeptikë në lidhje me të.

Fansat e Markave janë Super Konsumatorë

Përdoruesit e Facebook-ut që pëlqejnë shumë marka janë shumë aktiv në mediat sociale. Fansat e shprehin shumë qartë çfarë pëlqejnë ose jo. Sipas raportit mesatarisht 75% e fansave publikojnë eksperiencat e tyre pozitive, promocionet ose uljet e çmimeve.

Pikërisht për këtë arsye raporti rekomandon përqëndrimin tek investimet e marketingut duke u siguruar që konsumatorët janë të kënaqur dhe ndjehen të vlerësuar. Gjithashtu duhet të gjeni mënyra për të folur sa më tepër rreth firmës tuaj për të marrë sa më shumë nga opinonet e tyre. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>