Business & Management

Një Microsoft i cili ka filluar të ngjajë me Apple-in e ri

Nov 11 2016
0 Shpërndarje
Një Microsoft i cili ka filluar të ngjajë me Apple-in e ri

surface-studio-2Muajin e kaluar një kompani gjigande teknologjike ngjante me një inovator duke lançuar një suitë të re harduerësh për të ndihmuar profesionistët të punojnë me më efikasitet. Një kompani tjetër shtoi një rresht butonësh në një kompjuter ekzistues.

Në të kaluarën Apple ishte i pari ndërsa për momentin ky rol i ka kaluar Microsoft. Gjatë një evenimenti të mbajtur në New York Microsoft prezantoi kompjuterin e së ardhmes Surface Studio: kompjuterin All-in-One me ekran 28 inç.

I zhvendosur në një këdn 20 gradë, kompjuteri mund të përdoret me një laps Stylus të dedikuar dhe një paisje të ashtuquajtur “Surface Dial,” një tjetër formë mekanike ndërveprimi me ekranin me prekje.

Microsoft gjithashtu lançoi një set mjetesh të reja për të krijuar art në 3D nëpërmjet së cilave kompania synon të nxisë konsumatorët të përdorin HoloLens. Ose çfardo paisje të realitetit virtual. Prej muajsh Microsoft ka nisur një bashkëunim me HP, Dell, Lenovo, Asus dhe Acer me premtimin se do të ofrojë paisje të realitetit virtual për më pak se 300 dollar.

Nga ana tjetër kemi një Apple kompani e cila prezantoi ofertat e saj më të reja nga bota e harduerit: një version të përditësuar të laptopit MacBook Pro. Ka një rresht të ri butonash! Ne e pranojmë që me të vërtetë janë butona goxha të zgjuar. Përshtaten në varësi të programeve që përdorni e madje kanë të integruar një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Këto, për atë kohë, ishin thesaret harduerike të dy gjigandëve të teknologjisë. Patjetër që kemi një mori kritikash për të dy. Surface Studio kushton 3,000 dollar. Por kostoja e produktit të Apple është supriza: laptopi 15 inç ka një kosto fillestar 2,400 dollar.

Por përtej çmimeve, produktet e reja janë një sinjal i asaj çfarë kompanitë po përgatiten të arrijnë në të ardhmen. Microsoft po përpiqet të vendosë kufinj të rinj në mënyrën sesi ndërveprojmë dhe punojmë me paisjet desktop duke na ofruar mjetet e duhur për tu përfshirë në atë realitet virtual që ka filluar prej disa dekadash.

Përkundër Apple duket sikur ka ngelur në një kanal. Sikur i mungon vizioni me produktet e saj. Thjesht po shton veçori të reja në disa paisje tashmë të suksesshme prej vitesh duke mos rishpikur asgjë në marrëdhënien tonë me teknologjinë.

Askush nuk tha se Microsoft do ja dalë. Produktet e reja të kompanisë janë për ata profesionistë të cilët prej vitesh blejnë dhe shfrytëzojnë produkte të Apple dhe fitimi këtu duke i pamundur. Por kjo “status-quo” varet vetëm nga produkte të cilat tjetërsojnë jetët tona. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>