Aplikacione

Një marifet për shtyrjen e afatit të skadimit të licencës së Microsoft Office

Oct 14 2013
0 Shpërndarje
Një marifet për shtyrjen e afatit të skadimit të licencës së Microsoft Office

office-logoKa shumë arsye pse një përdorues i versionit origjinal të përkohëshëm (trial) të Microsoft Office do të donte që t’a shtynte këtë afat në kohë. P.sh përdoruesi mund të jetë një student që i duhet kjo paketë vetëm për një periudhë kohore të limituar, ndoshta përdoruesi do që të përdorë paketën për më tepër se 30 ditë ose ndoshta thjesht nuk ndjehet ende gati të paguajë për këtë softuer.

Më poshtë po iu tregojmë një marifet të thjeshtë për të shtyrë afatin e licencës së Microsoft Office në mënyrë që të përfitohet prej gjithë funksionaliteteve të saj pa paguar. Ky marifet që mundëson shtyrjen e afatit të skadencës deri në 6 muaj është postuar në faqen How-To Geek.

Për të realizuar këtë është e nevojshme që përdoruesi të gjejë folderin Shared të Microsoft në direktorinë C: \Program Files\Common Files dhe më pas duhet të hapë dritaren e komandave dhe të ekzekutojë në të funksionalitetin OSPREARM.EXE. Vetëm kaq mjafton.

I vetmi disavantazh i kësaj mënyrë është përsëritja e këtij proçesi sa herë që përfundojnë 30 ditë, por është shumë e dobishme në rast se doni të shfrytëzoni maksimalisht licencën pa pagesë.

Mos harroni se në qoftë se kompania juaj bën pjesë në programin e licencimit të Microsoft-it, mund të siguroni Office 2013 Professional Plus vetëm për 10 $. Kjo funksionon për studentët e universiteteve, punonjësit e kompanive dhe punonjësit e institucioneve qeveritare. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>