Internet

Një lëvizje e plotë drejt Cloud

Oct 5 2011
0 Shpërndarje
Një lëvizje e plotë drejt Cloud

Nga Robert Lemos
Pasi kompletoi me sukses lëvizjen e e-mailit dhe të aplikacioneve të tjera kyçe të lidhura me biznesin në cloud gjatë vitit të kaluar, kompania e shërbimeve kreative Aquent ka bërë një përkushtim edhe më serioz duke lëvizur edhe shërbimin e saj ERP. Sfidat nuk do të mungojnë, por shpagimi është i dukshëm; kompania ka fituar fleksibilitet dhe ka shkurtuar shpenzimet IT gati përgjysmë. CIO Larry Bolick shkëmben disa prej mësimeve të marra.

1. E veçanta mund të jetë e vetmja mënyrë
Zgjidhja për të krijuar softuerin e kompanisë mbi një infrastrukturë cloud – në këtë rast Amazon Elastic Computing Cloud – në vend të një shërbimi ekzistues cloud ishte vërtet e thjeshtë. Kur u diskutuan kërkesat me ofruesit e shërbimeve, Aquent përcaktoi se nuk mund të ofrojë të njëjtat shërbime ndaj konsumatorëve të saj me sistemin e saj shtëpiak ERP. Ndërkohë që shumë kompani shesin shërbime cloud për të vëzhguar dhe menaxhuar konsumatorë, biznesi i Aquent është i bazuar në ofrimin e shërbimeve më të mira, kështu që ajo vendosi të avancojë sistemin e saj ekzistues dhe ta vendosë në një infrastrukturë-si-shërbim cloud.

2. Riprodhimi i të dhënave nuk është aq i thjeshtë
Për të reduktuar “vonesat” dhe për të siguruar prani maksimale, Aquent ka mirëmbajtur databaza në fabrika kolokacioni në Australi, Britani të Madhe dhe SHBA. Por pavarësisht kësaj, kompania është frikësuar se të dhënat e saj në këto sisteme do të fragmentoheshin me shpejtësi. Bolick thekson se zgjidhja ishte një sistem multi-master i riprodhimit të databazës nga Distributed Logic, i cili mund të sinkronizonte të dhënat përgjatë tri bazave operative.

3. Vonesa dhe konsistenca
Me operim global, vonesa në cloud fillon të ketë rëndësi të jashtëzakonshme. “Ajo bëhet shumë e vështirë për t’u përdorur në aplikacione në kohë reale, në një kontinent më larg”, thotë Mark Parsons, zhvillues pranë Distributed Logic. Gjersa firma ka standardin e tre rasteve të sistemit ERP në Amerikë, Evropë dhe Azi, fleksibiliteti i cloud mundëson të shtohen raste të reja sipas nevojës.

4. Bëhuni gati për ndërprerje
Lëvizja në cloud nuk është një plan i automatizuar i rikthimit prej shkatërrimit. Nevojitet planifikim. Gjersa shërbimet cloud mund të përmirësojnë praninë e tyre edhe më tej, ato gjithashtu mund të shfaqin ndërprerje që ndikojnë në biznesin tuaj.

5. Lokacioni i zyrës ka më pak rëndësi
Me funksione esenciale biznesi të vendosura në cloud, Aquent me lehtësi mund të lëvizë zyrat në bazë të nevojave të konsumatorit. Rreth 10 prej aplikacioneve kyçe të zyrës janë në cloud, duke përfshirë e-mail, videokonferenca, faks dhe sistem raportimi.

Lajmet e fundit>