Investim

Një kompani startup me ofertë për WebEx

Mar 19 2012
0 Shpërndarje
Një kompani startup me ofertë për WebEx

Kompania startup, SalesCrunch e ka marrë me seriozitet blerjen e platformës për konferenca WebEx që është pronë e gjigantit Cisco. Salescrunch i ka ofruar Cisco-s 1 dollarë dhe 15% të kompanisë.

SalesCruch dëshiron të blej pronën intelektuale, asetet dhe talentin e inxhineringut për ti integruar në platformën e saj, SalesCrunch që tingëllon si një version më i ri, më intuitiv dhe një sistem konferencash më shoqëror se WebEx.

Dhe sipas të gjitha gjasave, SalesCrunch gjendet në një pozitë dominuese në këtë marrëveshje pasi nëse Cisco nuk pranon ofertën, atëherë WebEx do të ketë një konkurrentë të fortë. Vetëm oferta, edhe nëse nuk pranohet, do ti mjaftoj SalesCrunch pasi ka tërheqë vëmendjen e mediave me këtë ofertë dhe gjithashtu do të josh konsumatorët e pakënaqur të WebEx.

Cisco ka blerë WebEx në vitin 2007 për 3 miliardë dollarë si platformë shërbyese SaaS për web-konferenca. Analistët së fundmi janë shprehur që kjo platformë nuk është në planet themelore dhe se Cisco do të tentoj të shpërbëj WebEx në tregjet themelore dhe të shkurtoj shpenzimet, ngjashëm siç ka bërë me tjerat biznese jo-themelore të kompanisë si Flip dhe sistemin Umi TelePresence.

Megjithatë Cisco ka mohuar se ka në plan të heq dorë nga WebEx, dhe gjithashtu nuk ka komentuar për ofertën e SalesCrunch.

SalesCrunch është themeluar në vitin 2001 nga disa menaxherë në Trulia, një uebfaqe për patundshmëri. Ky startup është përkrahur nga Accel Partners, First Round Capital, Nextview Ventures dhe AOL Ventures, dhe deri tani ka mbledhur 1.4 milionë dollarë si fondacion.

Lajmet e fundit>