Aplikacione

Një gabim bën një aplikacion Windows 8 të kushtojë 999.99 $

Nov 22 2012
0 Shpërndarje
Një gabim bën një aplikacion Windows 8 të kushtojë 999.99 $

Ka disa aplikacione Windows 8 të cilat kanë një çmim të lartë. Gjithsesi ato i drejtohen një publiku për të kryer një punë të caktuar.

Në fakt, në një intervistë, drejtori i Pariscribe foli për një aplikacion mjekësor i cili kushton 499.44 $. Tani me sa duket, ekziston një program në Windows Store, i cili ka një çmim akoma më të lartë.

Aplikacioni quhet Beautiful Picrutes Free, dhe qëllimi i tij është të shkarkojë foto sfondi nga Bing.

Krijuesi i aplikacionit, Hongsong Li, e thotë shumë qartë në përshkrim se ky aplikacion është falas, dhe si rrjedhojë mund të përmbajë disa reklama.

Gjithsesi Microsoft-i e ka listuar atë me një çmim masiv prej 999.99 $. Microsoft-i u kontaktua direkt për këtë detaj, dhe me sa duket është një gabim që pritet të rregullohet sa më shpejt. (CIO Albanian)

Tags >

windows 8
Lajmet e fundit>