Marketing

Një fotografe padit Apple për vjedhjen e fotos së saj

Oct 16 2012
0 Shpërndarje
Një fotografe padit Apple për vjedhjen e fotos së saj

Ku ka mënyrë më të mirë për të bërë reklamën e një produkti të quajtur “retina display’” me foton e një syri? Vetëm se duhet të keni kujdes!

Duhet të përdorni foton e duhur sepse mund të ndodhë si me Apple-n ditët e fundit.

Kompania është akuzuar se ka vjedhur foton e reklamës së produktit “retina display”, duke u akuzuar për shkelje të të drejtës së autorit.

Sipas fotografes ishte rënë dakord me Apple që imazhi të përdorej vetëm për testim

Syri në foto, i cili paraqitet më lart, është kapur nga fotografja zvicerane Sabine Liewald, e cila ka thënë se i ka dhënë lejë Apple-t për të përdorur imazhin me rezolucion të lartë vetëm për testim.

Por imazhi u shfaq në fushatat e marketingut të kompanisë. Me padinë e saj, ajo nuk synon vetëm dëmshpërblim për shkelje të së drejtës së autorit, por ajo kërkon gjithashtu një pjesë nga fitimet e Apple.

Kjo është hera e dytë që Apple vjedh diçka zvicerane, pas debatit për orën zvicerane. Hekurudha Federale Zvicerane (SBB) ishte ankuar për përdorimin e imazhit të orës nga kompania Apple. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>