Slider

Nisma Google Ventures po vjen në Evropë me një investim fillestar prej 100 milion $

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Nisma Google Ventures po vjen në Evropë me një investim fillestar prej 100 milion $

google-520x245Google ka konfirmuar se do të lançojë një filial evropian të fondit të saj Google Ventures pas spekulimeve rreth kësaj nisme në media javën e kaluar.

Fondi fillestar i kompanisë për Evropën do të jetë 100 milionë dollarë dhe do të përdoret për të investuar në idetë më të mira nga sipërmarrësit më të mirë për ti ndihmuar ata që ti bëjnë realitet.

Kompania ka një ekip fillestar prej katër partneresh në zyrat e saj në Londër, ku Financial Times raporton se përfshihen ekzekutivi i Google Europe Eze Vidra, sipërmarrësi Tom Hulme, Investitori Peter Read dhe drejtori i Core.org Avid Larizadeh.

Për më tepër këta partnerë të rinj kanë ardhur nga partnerittei aktual i Google Ventures MG Siegler, i cili do të qëndrojë i përfshirë si pjesë e filialit amerikan, por me detyra të përkohshme në Evropë thekson Google. Ekipi do të ketë zyra qendrore në Clerkenwell dhe synimet janë investime të fuqishme në Europë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>