Internet

Nis funksionimi i shërbimit 3G në Shqipëri

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Nis funksionimi i shërbimit 3G në Shqipëri

Vodafone Albania gjatë fundit të vitit të kaluar arriti të fitojë licencën për të ofruar shërbimet 3G në territorin e Shqipërisë dhe shumë shpejt pas kësaj erdhi edhe rezultati i parë.Më 10 janar të vitit 2011, ishte vetë kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, që në Tiranë realizoi video konferencën e parë me drejtorin e Vodafone Albania, z.Haris Broumidis, duke u shprehur se kjo është një arritje shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe popullin e saj.“Zoti Broumidis, është një rast i madh për mua për t’ju uruar.Ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e telekomunikacionit të vendit tim, por gjithashtu është një hap shumë i rëndësishëm në prioritetet dhe përpjekjet tona për Shqipërinë dixhitale.Në një kohë shumë të shkurtër ju arritët të vinit në punë një nga sistemet më moderne të kohëve tona. Ju uroj dhe ju falënderoj shumë për gjithë suksesin tuaj të madh”, u shpreh atë ditë i lumtur kryeministri Berisha.Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania i shprehu kryeministrit falënderimin që i rezervoi kryerjen e video konferencës së parë me të.

 

Më tej ai u shpreh se me nxjerrjen në treg të shërbimit 3G në Tiranë dhe për 18 muaj në të gjithë territorin e vendit, Shqipëria po merr një tjetër hap vendimtar drejt konsolidimit të urave të komunikimit të shoqërisë.“Sot, jemi më afër konceptit të “Fshatit Global”, ku largësia fizike është pothuajse inekzistente dhe sferat sociale zgjerohen më tej. Që sot jemi një komunitet më i bashkuar”, tha Borumi dis. Më tej ai theksoi se është i lumtur që përpjekjet e Vodafone Albania për të ofruar risitë më të fundit teknologjike janë plotësisht të integruara me objektivat e qeverisë për ta futur plotësisht Shqipërinë në epokën dixhitale.

Me fillimin e shërbimeve 3G, fillimisht në Tiranë dhe së shpejti në qytete të tjera, Vodafone do të ofrojë një shpejtësi interneti deri në 14.4 Mbps, duke u mundësuar konsumatorëve të shikojnë përmbajtje që kërkojnë internet me shpejtësi të lartë, të bëjnë video telefonata, të shkarkojnë përmbajtje voluminoze dhe të përdorin më së miri rrjetet e preferuara sociale.Vlen të theksohet se të gjithë klientët e Vodafone Albania do të mund të përdorin SIM kartelën e tyre ekzistuese për të përjetuar një përvojë revolucionare të internetit në celularët e tyre të përshtatshëm për teknologjinë 3G.Përveç përdorimit të internetit të shpejtë në celularë, klientët e Vodafone, qofshin biznese apo individë, mund të përdorin modemin USB për 3G në mënyrë që të lidhin kompjuterët e tyre me internetin e shpejtësisë së lartë.

Lajmet e fundit>