Harduer

Nintendo Wii U vjen për festa

Jan 31 2012
0 Shpërndarje
Nintendo Wii U vjen për festa

Konzolla e re për lojëra e Nintendos, Wii U do të lançohet në kohën para festave në SHBA, Evropë dhe Japoni.

Pasardhësi i konzollës mjaftë të suksesshme, Wii, do të integroj teknologjinë e popullarizuar touch-card në kontrollorët e saj. Gjithashtu do të përdoret teknologjia për komunikime NFC, standardet e të cilës janë mjaft të përhapur në pajisjet që shërbejnë për pagesë prekëse dhe sisteme pagese tjera anembanë botës.

Detajet finale për Wii U do të kumtohen në konferencën vjetore E3 që do të organizohet kah mesi i këtij viti, në qershor në Los Angeles.

Wii U ka një kontrollorë të madh që është i ngjashëm me konzollën për dorë, me ekran prekës, regjistrues të lëvizjeve dhe kamerë. Ekrani i tij i vogël mund të përdoret për lojërat e luajtura në TV apo për të zëvendësuar në tërësi ekranet më të mëdha.

Ky njoftim vjen pak ditë pas publikimit të rezultateve dëshpëruese të Nintendos për tre çerekët e fundit të vitit të kaluar, që pasqyrojnë shkurtime më të mëdha se sa pritej në shitjet e konzollës 3DS të lançuar vitin e kaluar si dhe konzollës, Wii.

Arsye për dështimin e 3DS cilësohet ulja e madhe e çmimit vetëm gjashtë muaj pas lançimit si dhe mungesat e lojërave përkatëse, mungesë që pritet të mbulohet së shpejti me lançimin e titujve të rinj për këtë konzollë.

Gjithashtu nga Nintendo njoftojnë që janë duke punuar në zgjerimin e StreetPass dhe SpotPass, platformave P2P të pajisjeve që u mundëson konsumatorëve të komunikojnë dhe garojnë me konzollat e tyre 3DS.

Lajmet e fundit>