Business & Management

Ngadalësohet ulja e përdorimit të Windows XP, preferohet ende pavarësisht vjetërsisë

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Ngadalësohet ulja e përdorimit të Windows XP, preferohet ende pavarësisht vjetërsisë

windows xpPrej 53 javësh Windows XP ka pësuar rënie në përdorim, megjithatë kohët e fundit po vërehet se kjo rënie po ecën me ritme tepër të ngadalta.

Miliona përdorues në mbarë botën vazhdojnë të preferojnë sistemin e vjetër operativ të Microsoft-it, duke tejkaluar madje edhe parashikimet e kompanisë.

Të dhënat janë publikuar nga firma analitike me zyra në Kaliforni, Net Applications, e cila shprehet madje se përqindja e tregut të Windows XP ka mbetur pothuajse e njëjtë që prej datës 1 janar të këtij viti.

Gjatë tre muajve të fundit, rënia mujore e Windows XP ka qenë vetëm 0.12%. Pothuajse të njëjtën gjë tregojnë edhe shifrat e gjashtë muajve të fundit.

Me pak fjalë, rënia e Windows XP është ngadalësuar me 55% në gjashtëmujorin e fundit.

Sipas parashikimeve të Net Applications, Windows XP do të zerë 30% të të gjithë kompjuterëve personalë deri në fund të prillit 2014, kur do të jetë edhe muaji i fundit që do të suportohet nga Microsoft-i.

Nga ana tjetër, analistët e Gartner dhe Forrester Research, i kanë dhënë një rang më të kufizuar kësaj përqindjeje, duke parashikuar 10 – 20% deri vitin tjetër.

Për sa i përket përqindjes që zë Windows XP nëpër korporata, Microsoft-i nuk ka publikuartë dhëna zyrtare, megjithatë, analistët vlerësojnë se rreth 60% të të gjitha ndërmarrjeve përdorin Windows 7.

Përqindja e Vista-s mund të jetë maksimumi 5%, ndërsa pjesa tjetër i përket Windows XP.

Lajmet e fundit>