Microsoft

Nga fillimi i 2014-s mund t’i dërgoni e-mail-e të enkriptuara kujdo përmes Microsoft Office 365

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
Nga fillimi i 2014-s mund t’i dërgoni e-mail-e të enkriptuara kujdo përmes Microsoft Office 365

office3654Microsoft ka lajmëruar se do të lançojë shumë shpejt Office 365 Message Encryption, një shërbim që do t’ju mundësojë të dërgoni e-mail-e të enkriptuara tek kushdo që nuk është pjesë e kompanisë suaj.

Shërbimi do të jetë i disponueshëm prej fillimit të vitit 2014. Kjo do të thotë se pavarësisht destinacionit final se ku do të shkojë e-mail-i juaj përmes office 365, Microsoft do të shtojë nje nivel tjetër mbrojtje kundër aksesit të paautorizuar.

Ky shërbim do të vijë në përdorim veçanërisht në rastet kur bëhet fjalë për komunikime sensitive, si për shembull dërgimi i statements-eve bankare tek klientët apo të tjera të dhëna financiare të ngjashme.

Enkripitimi i e-mail-eve nuk është diçka e re për Microsoft-in. Më parë, në vend të Office 365 Message Encryption ekzistonte Exchange Hosted Encryption, një shërbim me pagesë, të cilin përdoruesit e përdorinin për të enkriptuar e-mail-e pa pasur harduerë apo softuerë të komplikuar. Gjithsesi, Microsoft-i ka bërë përmirësime të mëdha tek Office 365 Message Encryption, duke e bërë atë më të thjeshtë në krahasim me EHE, si dhe duke shtuar karakteristika të reja.

Ja se si do të funksionojë:

Mjafton të zgjidhni veprimin nëse doni apo jo të aplikoni enkriptimin për çdo lloj mesazhesh në Exchange admin center, dhe mesazhi i dërguar do të enkriptohet para se të dërgohet në server.

1Që marrësi të lexojë mesazhin e enkriptuar, duhet të ndjekë një sërë instruksionesh që gjenden në e-mail për të bërë proçesin e autentikimit në mënyrë që të shohë mesazhin.

2Edhe në qoftë se e-mail-i bëhet “forward”, enkriptimi do të qëndrojë.

Lajmet e fundit>