Mobile

News of the World mbyllet pas skandalit telefonik

Jul 8 2011
0 Shpërndarje
News of the World mbyllet pas skandalit telefonik

News Corp. do të mbyll tabloidin britanik News of the World pas skandalit ku tabloidi kishte hakuar llogaritë celulare të yjeve të njohur të shoubizit, familjes mbretërore britanike, dhe viktimave të krimit.Numri i së dielës do të jetë numri i fundit i gazetës me histori 168 vjeçare, njoftoi CEO i News Corp për divizionet e Evropës dhe Azisë, dhe i biri i pronarit Rupert Murdoch, James Murdoch.

“Gjërat e mira që bën News of the World… janë përlyer nga veprimet që ishin të gabuara. News of the World si qëllim kishte që të detyroj të tjerët të japin llogari për veprat e tyre, por dështoi në këtë synim,” deklaroi Murdoch.

Zyrtarët e këtij tabloidi dyshohet që kanë kryer vepra penale duke u futur në llogaritë e telefonike që ishin zbuluar së pari në vitin 2006.

“Tani ne u kemi dhënë evidenca dhe fakte policisë që besojmë se do të vërtetojnë që e tërë kjo ishte e pavërtetë dhe ata që kanë vepruar në këtë mënyrë do të përballen me pasojat,” shtoi James Murdoch.

Për momentin janë duke ndodhur dy hetime për këtë çështje.

Edhe më parë kompanitë kanë qenë nën presionin e mediave të ndryshme për shkak të mosrespektimit të privatësisë. Në vitin 2010, Google përballej me hetime për zhbirimin Wi-Fi në shërbimin e saj Google Street View, ndërsa në muajt e fundit janë ngritur brenga për problemet me lokacionin gjeografik të të dhënave të mbledhura nga celularët e mençur siç janë ata që operojnë në sistemet operative të Google dhe Apple.

Lajmet e fundit>