Business & Management

Netflix arrin 100 milion abonentë në mbarë botën

Apr 18 2017
0 Shpërndarje
Platforma e transmetimeve televizive u zgjerua në mbarë botën në Janar të vitit të kaluar, ndërsa në tre mujorin e fundit kompania shtoi 4.95 milion abonentë të rinj. Netflix arrin 100 milion abonentë në mbarë botën Photo Source: Reuters

Netflix lajmëroi se pas 10 vitesh ekzistencë ka arritur 100 milion abonentë. Kompania pritet që ta tejkalojë këtë shifër gjatë fundjavës nuk nxitur kështu një rritje të menjëhershme të vlerës së aksioneve.

Platforma e transmetimeve televizive u zgjerua në mbarë botën në Janar të vitit të kaluar, ndërsa në tre mujorin e fundit kompania shtoi 4.95 milion abonentë të rinj.

Në fund të muajit Mars Netflix numëron 98.75 milion abonentë në mbarë botën. Konkurrenti kryesor, Amazon Prime Video gjithashtu filloi ofrimin e përmbajtjeve dhe transmetimeve në 200 shtete vitin e kaluar.

Fitimet e kompanisë arritën shifra e 178 milion dollarëve, ose 40 cent për çdo aksione. Të ardhurat tu rritën më 35% në 2.64 miliard dollar. /CIO Albanian

Tags >

Netflix
Lajmet e fundit>