Harduer

Neo Geo X do të shfaqet si një sistem i vetëm në dhjetor për 130$

Sep 16 2012
0 Shpërndarje
Neo Geo X do të shfaqet si një sistem i vetëm në dhjetor për 130$

Ashtu siç u njoftua në Gusht, Neo Geo po krijon një Neo Geo X, një konsolë dore e cila do të dalë për shitje në dhjetor. Në atë kohë ne deklaruam, se aparati do të kushtonte 200$ për edicionin Gold dhe do të vinte me 20 lojra të instaluara për të celebruar 20-vjetorin e konsolës, por ne tani dimë se ajo do të jetë më pak e kushtueshme, 130$, dhe do të vijë me të njëjtën koleksion lojrash brënda saj.

Pra ku qëndron diferenca?

Ky version, ndryshe nga ai Gold, nuk do të vij me një levë (joystick) apo lidhës TV e cila do të lejontë Neo Geo X të lidhej me TV e çdo personi, ndërsa leva do të përdorej për të luajtur më këndshëm dhe më lehtë.

Në qoftë se ju jeni dakort për këto ndryshime, ky version ju mundëson të kurseni 70$, por gjithsesi ju mund t’i bleni këto 2 pajisje shtesë nga SNK Playmore, por e cila akoma nuk i ka vendosur çmime fikse produkteve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>