Siguri

Nënshkruhet marrëveshja për transferimin e të dhënave mes autoriteteve Europiane dhe atyre Amerikane

Feb 3 2016
0 Shpërndarje
Nënshkruhet marrëveshja për transferimin e të dhënave mes autoriteteve Europiane dhe atyre Amerikane

yogaNegociatorët Europianë dhe ato Amerikan nënshkruan një marrëveshje ditën e Mars e cila shfuqizon autoritet rregullatore të Bashkimit Europian nga ndalimi i transferimit të informacioneve nga kompani të tilla si Google dhe Amazon përtej antlantikut raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kishin mosmarrëveshje të shumta lidhur me marrëveshjen “Safe Harbour” e cila u shpall e paligjshme nga një gjykatë Europiane vitin e kaluar me frikën e një mbikëqyrje masive amerikane ndaj qytetarëve Europian.

Marrëveshja e re, e cila pret akoma aprovimin e politikës Europiane, u përmbyll pas dy ditë bisedimesh në Bruksel. Tani e tutje autoritetet Europiane për mbrojtjen e të dhënave personale nuk do të ndërhyjnë në transferimet të dhënave.

Sipas Komisioni Europian, marrëveshja e re do të vendosë obligime më të fuqishme mbi kompanitë Amerikane për të mbrojtur të dhënat personale të Europianëve.

“Për herë të parë kemi jemi siguruar nga Shtetet e Bashkuara për implementimin e kufizimeve ndaj programit amerikan të mbikëqyrjes,” u shpreh Komisioneri Europian Andrus Ansip.

Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një zyrë brenda Departamentit Shtetër i cili do të pranojë ankesat nga Agjensitë Europiane të mbrojtjes së të dhënave. Gjithashtu do të jetë funksional edhe një mekanizim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>