Business & Management

Nënshkruhet kodi i sjelljes mes operatorëve mobil shqiptarë

Oct 26 2016
0 Shpërndarje
Nënshkruhet kodi i sjelljes mes operatorëve mobil shqiptarë

foto_gjate_takimit_mzhetts-akepKatër operatorët e telefonisë mobile nënshkruan mes tyre një kod sjellje, i cili u hartua nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit në MZHETTS në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve  Elektronike dhe Postare (AKEP), me qëllimin përmirësimin e tregut në mbrojtje të konsumatorëve.

Kodi i Sjelljes përbën dokumentin që shpreh një marrëveshje të negociuar dhe të miratuar nga sipërmarrësit/operatorët e komunikimeve elektronike, që nëpërmjet saj, marrin përsipër të zbatojnë parashikimet apo rregullat e përcaktuara në të, për fushën e komunikimeve elektronike.

Në këtë dokument përcaktohen si objektiva kryesore vendosja e standardeve për një sjellje etike; veprimit në mënyrë të paanshme dhe të arsyeshme; promovimin e produkteve dhe shërbimeve në frymën e transparencës dhe konkurrueshmerise në tregun e komunikimeve elektronike.

Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja Milva Ekonomi tha se “Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë për ata qindra mijëra konsumatorë përdorues të shërbimeve që marrin përmes këtyre operatorëve të telefonisë mobile.”

Ministrja Ekonomi theksoi se nënshkrimi i kodit mes  4 operatorëve synon konkurencën e ndershme mes tyre  për produktet që ofrojnë në treg, si dhe mbron konsumatorin përkundrejt këtyre shërbimeve dhe produkteve.

Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve  Elektronike dhe Postare Z. Pirro Xhixho u shpreh  se “Për ne ky është një moment i rëndësishëm pasi ka të bëjë me zbatimin e ligjit për pjesën e mbrojtjes së konsumatorit.

Ne e vlerësuam që në fillim maksimalisht këtë nismë të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, në zbatim të ligjit tuaj, por edhe të ligjit të telekomunikacioneve, i cili ka kushte të drejtëpërdrejta për të mbrojtur konsumatorin dhe veprimtarinë e operatorëve ta drejtojë drejt mbrojtjes së konsumatorëve, dhënies së transparencës së nevojshme.

E gjitha kjo me qëllim që konsumatori të njohë të gjitha produktet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur, duke lehtësuar zgjedhjen e tij, sepse ne jemi në një treg konkurrues dhe tregu konkurrues kërkon transparencë të plotë, kërkon që konsumatori të jetë i mbrojtur nga proceset abuzive të cilat mund të ndodhin për efekt të dikujt ose të veprimeve të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme në treg”. (CIO Albanian/AKEP)

Tags >

AKEP
Lajmet e fundit>