Slider

Në Prishtinë do të organizohet seminar praktik treditor për blogun dhe rëndësinë e tij

May 16 2014
0 Shpërndarje
Në Prishtinë do të organizohet seminar praktik treditor për blogun dhe rëndësinë e tij

Gjatë javës së ardhshme, UNDP, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të mbajnë senaca praktike për tre ditë në lidhje me blogun dhe rëndësinë e tij në ngritjen e zërit të qytetarëve për çështjet e ndryshme që i preokupojnë ata, si dhe për të treguar që ai mund të jetë një mjet i fuqishëm për ndryshim në komunitet.

Për pjesëmarrje, ftohen të gjithë të rinjtë dhe për të aplikuar ju mjafton të shkruani një letër motivimi me gjatësinë prej rreth 250 fjalëve ku duhet të përshkruhen gjërat që i shqetëson ata në komunitetin e tyre, të cilën së bashku me CV mund ta dërgoni tek faqja e UNDP-së në Facebook.

Nga aplikimet e pranuara, do të përzgjidhen 10 kandidatë të cilët, pas aktiviteteve treditorë, të planifikuara të mbahen më 21, 22 dhe 23 maj, prej të cilëve do të bëhen edhe një përzgjedhje e 3 blogerëve më aktivë, të cilët më pas do të shpërblehen. (CIO Albanian)

10314031_10203091359218268_8601756554826251020_n

Lajmet e fundit>