IT Organizate

Në mesin e 100 punëdhënësve më të dëshiruar vetëm 12 kompani i përkasin IT-së

Jan 20 2014
0 Shpërndarje
Në mesin e 100 punëdhënësve më të dëshiruar vetëm 12 kompani i përkasin IT-së

A neon Google logo is seen at the new Google office in TorontoFortune si për çdo vit ka publikuar listën e kompanive të cilat figurojnë si vendet më të dëshiruara për punë, kështu që edhe pse mendimi që sektori i IT-së është “ëndërra e të gjithëve”, këto të dhëna e mohojnë shumë këtë gjë.

E vërteta, punëdhënësi më i pëlqyer në botë është, sikurse edhe vitin e kaluar, Google, i cili mbajti pozitën e parë, sikurse edhe kompania SAS, e cila edhe në vitin 2014 gjendet në vendin e dytë sikurse në vitin 2013. Përfshirë këto dy kompani, në mesin e 100 gjenden vetëm 12 kompani teknologjike, ndërsa është mjaft befasuese që Apple, Facebook, LinkedIn dhe Twitter nuk gjenden në këtë listë.

Sa i përket Microsoft-it, “joshja e saj magjike për punë” ishte e mjaftueshme vetëm për pozicion modest 86 në listë, kështu që është mjaft e qartë se si tregimi për sektorin e IT-së si një fushë ari është vetëm një mit që nuk ka bazë në të dhënat reale, së paku të këtyre të dhënave që ka publikuar Fortune dhe të cilat shumë i marrin si relevante.

Ndryshim të rëndësishëm ka shënuar Adobe, e cila vitin që lamë nuk ishte fare në listë, ndërsa këtë vit është në pozicionin e 83-të, kështu që për këtë vit në mesin e 100 kompanive më të pëlqyera për punë janë 12 kompani të IT-së, ndërsa në vitin 2013 ishin 11 të tilla.

Të shkojmë sipas renditjes, ku gjigantët e IT-së marrin këto pozicione: Google (1); SAS (2); Salesforce.com (7); Intuit (8);Rackspace Hosting (29); Qualcomm (32); Cisco (55); Autodesk (70); Adobe Systems (83); Intel (84); Microsoft (86) dhe Hitachi (98). A është kjo me të vërtetë gjendja reale apo bëhet fjalë për edhe një mistifikim, nuk e dimë, por e dimë se, përsërisim, se si të dhënat prej listës të cilën e publikon Fortune merren krejtësisht legjitime, atëherë konkludimi është se sektori i IT-së nuk është edhe aq tërheqës. Listën komplete të 100 kompanive më të pëlqyera për punë mund ta shihni duke klikuar këtu. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>