Aplikacione

Në LinkedIn mund të postoni tashmë foto dhe prezantime në faqen kryesore

May 31 2013
0 Shpërndarje
Në LinkedIn mund të postoni tashmë foto dhe prezantime në faqen kryesore

linkedinLinkedIn ka shtuar mundësinë për të shpërndarë foto, prezantime dhe dokumente direkt nga faqja kryesore (homepage). Lajmin e publikoi kompania, e cila u shpreh se ky opsion i ri ka filluar të shpërndahet për të gjithë përdoruesit hap pas hapi.

Që në fillim të këtij muaji, LinkedIn filloi testimet duke i lejuar përdoruesve të ngarkonin materiale vizuale në profilet e tyre në rrjetin profesional.

Duke parë nevojën për të shpërndarë materiale si infografikët apo elemente të tjerë të punës së tyre, si për shembull, planet e fundit të një arkitekti apo fotoja më e mirë e një fotografi, LinkedIn bëri të mundur lehtësimin e mundësive të përdoruesve për të ndarë me kolegët apo miqtë foto apo materiale të tjera pune.

Që prej ditës së enjte të kësaj jave, ndryshimet janë shpërndarë për të gjithë përdoruesit e LinkedIn në të gjithë botën. Në momentin që kjo karakteristikë e re bëhet e disponueshme edhe për ju, mjafton të klikoni ikonën e lapsit në cepin e djathtë të kutizës ku shkruani zakonisht dhe ta ngarkoni atë. Për të shpërndarë materiale që gjenden në një faqe tjetër, mjafton të bëni “copy-paste” URL-në. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>