Mobile

Në kërkim të një lideri për aplikacionet mobile

Jan 28 2013
0 Shpërndarje
Në kërkim të një lideri për aplikacionet mobile

applicationsEdhe pse mobile computing është kthyer në një prioritet kryesor për ekzekutivët, bizneseve ende u mungon lidershipi në sektorin mobile. Nga ana tjetër, sipas një sondazhi të realizuar kohët e fundit, gjigantët e IT-së si IBM dhe Oracle nuk po investojnë shumë në këtë front.

Appcelerator ka pyetur 770 liderë ndërmarrjesh përfshi CEO-t, CIO-t dhe menaxherët e zhvillimit të aplikacioneve mobile, gjatë muajit nëntor dhe dhjetor 2012. Sipas rezultateve të bëra publike ditët e fundit, pyetjes se cili shitës gjigant po shfaq lidership në teknologjinë mobile, specialistët e mësipërm i janë përgjigjur: 28% Microsoft, 15.8 SAP, 10.8% Oracle, 7.2% IBM dhe 4.6% HP.

“Kompanitë po përpiqen t’i marrin si shembull këta gjigantë të teknologjisë përsa i përket lidershipit, por një shembull i tillë duket se është ende larg”,- shprehet Michael King, drejtor strategjie në Appcelerator. “Problemi rritet edhe më shumë pasi ndërmarrjet nuk po marrin në punë liderë për sektorin mobile”,- shton King.

Ata jo vetëm që nuk kanë punësuar drejtorë mobile (chief mobility officers) apo zëvendëspresidentë mobile, por nuk kanë krijuar as ambientin e përshtatshëm për qendra mobile. Vetëm 21% e ndërmarrjeve shprehen se kanë në plan të ngrenë një qendër mobile gjatë vitit 2013, por skedulimi i projektit mbetet ende i paqartë.

Ndërsa 60% e kompanive, shprehen se nuk kanë në plan të ndërtojnë një qendër të tillë.

Por, pavarësisht të dhënave numerike, të anketuarit u përgjigjën se, sipas parashikimit të tyre, në vitin 2013, numri i aplikacioneve mobile do të tejkalojë atë të tregut tashmë të maturuar të aplikacioneve për PC. Ndërkohë, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjën se po planifikonin të ndërtonin të paktën pesë aplikacione mobile gjatë këtij viti.

Ekzekutivët e ndërmarrjeve i shohin aplikacionet mobile si elemente transformuese dhe presin që ato të ndihmojnë në lidhjen mes konsumatorëve dhe punonjësve të kompanisë, në konkurrencë, në rritjen e të ardhurave dhe në efikasitet.

Pengesat që hasen gjatë këtij procesi janë burimet e kufizuara mobile, mungesa e standardizimit të teknologjisë, mungesa e një strategjie të qartë, nevoja për t’u integruar me të dhënat e ndërmarrjes si dhe përpjekjet e shpërndara për zhvillimin e fushës mobile. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>