Siguri

Në Kaliforni aprovohet ligji mbi smartfonët për fshirjen e të dhënave gjatë vjedhjes apo humbjes

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Në Kaliforni aprovohet ligji mbi smartfonët për fshirjen e të dhënave gjatë vjedhjes apo humbjes

pickpocket-100068957-largeSmartfonëve në Kaliforni së shpejti do tu duhet të jenë të pajisur me një opsion që lejon që përdoruesi të kyçë apo të fshijë të gjitha të dhënat në smartfonin e tij në rast se ky i fundit vidhet apo humbet. Kjo kërkesë është rezultat i një ligji të sapo vendosur në Kaliforni që hyri në fuqi të hënën. Ky ligj përfshin të gjithë telefonat e prodhuar, shitur apo futur në Kaliforni pas datës 1 qershor 2015. Meqenëse ky ligj është vetëm në Kaliforni kjo do të përbëjë një problem për kompanitë e prodhimit të telefonëve pasi atyre do u duhet të prodhojnë telefonë veçanërisht për Kaliforninë ose këto kompani mund të zgjedhin që të gjithë telefonët për çdo destinacion në botë të jenë të pajisur me këtë opsion.

Legjislacioni kërkon një sistem që nëse telefoni bie në duart e një të panjohuri, kyçet automatikisht duke e bërë kështu të papërdorshëm. Ky opsion do të instalohet në të gjithë smartfonët, por përdoruesit mund të zgjedhin ta bëjnë atë aktiv apo jo. Departamentet e policisë mund ta përdorin gjithashtu këtë sistem, por vetëm në kushtet e seksionit 7908 të Kodit të Shërbimeve Publike të Kalifornisë. Kjo gjë i jep mundësi policisë të ndërpresë shërbimin telefonik në situata të caktuara dhe të lejueshme me ligj.

Ligji nuk e specifikon se si ky sistem funksionon apo çfarë i ndodh të dhënave kur telefoni kyçet. Çdo kompani prodhimi telefonash mund të krijojë sistemin e tyre. Ky ligj në një farë mënyre i bën presion këtyre kompanive që të marrin masa për parandalimin e vjedhjeve të telefonëve, gjë kjo që përbën krimin më të përhapur në rrugët e këtij shteti. Kompania Apple reagoi shpejt dhe krijoi opsionin Activation Lock në sistemin operativ iOS 7, i cili plotëson të gjitha kërkesat e ligjit. Ndërsa Google dhe Mikrosoft u shprehën se në telefonat e tyre të ardhshëm do të përfshinë këtë lloj sistemi. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>