Business & Management

Në Facebook ka tashmë 1 milion reklamues aktivë

Jun 19 2013
0 Shpërndarje
Në Facebook ka tashmë 1 milion reklamues aktivë

A smartphone user shows the Facebook application on his phone in Zenica, in this photo illustrationGjatë kësaj jave, Facebook bëri të ditur se rrjeti social ka një milion reklamues aktivë në të gjithë botën. Të dhënat janë llogaritur në 28 ditët e kaluara dhe shënojnë një rekord të rëndësishëm teksa kompania po përpiqet të rigjallërojë edhe njëherë të ardhurat.

Një pjesë e madhe e reklamuesve janë pronarë biznesesh të vogla, edhe pse mbetet e vështirë të dihet me saktësi sesa është shuma e shpenzuar nga ata për reklama. Në vitin 2012 ata shpenzuan rreth 32 miliardë $ vetëm në SHBA, sipas të dhënave nga firma kërkuese eMarketer.

“Një pjesë e madhe e bizneseve të vogla e fillojnë punën e tyre si përdorues të thjeshtë të Facebook-ut, më pas kalojnë tek faqet e fansave dhe që atje bëhen reklamues,” u shpreh Dan Levy, drejtor i biznesve të vogla në Facebook. Ai shtoi gjithashtu se kompania nuk ka në plan t’i tarifojë bizneset e vogla për hapjen e faqeve të fansave.

Reklamat përbëjnë rreth 85% të të gjitha të ardhurave të Facebook-ut. Në to përfshihen edhe markat më të njohura dhe më të mëdha në botë, njëkohësisht edhe agjencitë reklamuese. Gjithsesi, kompania po përpiqet të ringrejë edhe njëherë në nivelin e kaluar të ardhurat për shkak të rënies që pësoi gjatë vitit 2012.

Tremujurin e fundit, Facebook raportoi të ardhura prej 1.46 miliardë $. Reklamat shënuan një rritje prej 43%, e cila ishte edhe rritja më e madhe që prej fundit të vitit 2011. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>