Mobile

Në botë ka mbi 1 miliardë smartfonë

Oct 24 2012
0 Shpërndarje
Në botë ka mbi 1 miliardë smartfonë

Sipas të dhënave të publikuara nga Wireless Smartphone Strategies, në botë ka aktualisht mbi 1 miliardë smartfonë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2012, në një shtatë njerëz zotëronte një smartfon, duke e çuar totalin e këtyre pajisjeve në 1.038 miliardë në të gjithë botën.

Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ky numër ishte rreth 708 milionë.

Edhe pse këto shifra mund të duken të larta, ka ende vend për rritje, veçanërisht në tregje si ai i Kinës apo Indisë.

Smartfoni i parë është prezantuar 16 vjet më parë, në vitin 1996, nga Nokia. Ndërsa miliardi i parë në përhapjen e smartfonëve u arrit në 16 vjet, analistët parashikojnë që numri i tyre do të arrijë miliardën e dytë në vetëm 3 vjet (2015). (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>