Aplikacione

Në “About” do të mbesin numrat e versioneve në Firefox

Aug 28 2011
0 Shpërndarje
Në “About” do të mbesin numrat e versioneve në Firefox

Mozilla nuk do të largojë numrin e versionit të Firefox nga dritarja “About”, duke ia vënë kapakun një debatit të nxehtë që u paraqit dy javë më parë.

“Nuk ka plane për ta përshtatur numrin e versionit. Ai do të mbetet në vendin e vet të tanishëm në dritaren About, dhe ne do të vazhdojmë me skemën e tanishme të numërimit” tha Alex Faaborg, i cili është një dizajner kryesor në Mozilla, në një porosi në listën “mozilla.dev.usability” të bisedimeve gjatë të martës.

Në një tjetër porosi në të njëjtën temë, Faaborg fajësoi “paqartësinë komunikuese brenda skuadrës” për shpërthimet rreth numrit të versionit.

Më 14 gusht, Asa Dotzler, i cili është drejtor i Firefox, lajmëroi që numrat e versioneve ishin jo të përshatshëm dhe tha që ata duhet t’i largojnë nga dritarja About, që përdoruet nga shumica e softuerëve për të identifikuar versionin e softuerit.

Reagimi ishte njëzëri negativ – kjo temë mori 440 porosi, një numër i madh për një diskutim në Mozilla – shumë njerëz e quajtën qëndrimin e Dotzler më tepër si një vendim personal./cio.al

Lajmet e fundit>