Aplikacione

Në 2016-tën njerëzit do tu besojnë më shumë aplikacioneve sesa doktorëve

Jan 29 2016
0 Shpërndarje
Në 2016-tën njerëzit do tu besojnë më shumë aplikacioneve sesa doktorëve

Me reformat në shëndetësi dhe me teknologjitë e reja të avancuara që po shfaqen çdo ditë, aplikacionet mobile të shëndetit pritet të lulëzojnë dhe në vitet 3 vitet e ardhshme njerëzit do tu besojnë më shumë aplikacioneve sesa doktorëve.

Sipas një ankete realizuar në SHBA, 2/3 e qytetarëve favorizonin kujdesin dixhital shëndetësor përkundër atij fizik. Madje 79 % e tyre shprehnin vullnetin e përdorim të një ore inteligjente për të menaxhuar shëndetin e tyre.

Gjithashtu një tjetër studim i realizuar nga PricewaterhouseCoopers, cilëson shëndetin mobil si një prej 3 trendeve në rritje në botën mobile për 2016-tën. Dhe ndërsa vijojmë të citojmë studime të tjera si ai i Kindara, mësojmë se aplikacionet mobile do të përdoren këtë vit për monitorim në 75 % të rasteve të shtatëzanisë.

Ekzistojnë aplikacione pa fund që gjurmojnë fertilitetin, sugjerojnë emra fëmijësh, sugjerojnë ushtrime fizike dhe ju ndihmojnë në zhvillimin e një bebeje të shëndetshme. Aktualisht, 47 % e atyre që përdorin aplikacione shëndeti, shfrytëzojnë të paktën një aplikacion shtatëzanie.

Shefi ekzekutiv i Kindara, Will Sacks, thotë se 2016-ta do të jetë viti i aplikacioneve mobile të shëndetit veçanërisht dedikuar femrave. Kompanitë e mëdha farmaceutike po lançojnë qindra aplikacione mobile që ofrojnë informacione rreth barnave. E gjitha kjo ka një anë shumë pozitive atë të zhvillimit të nevojave të reja të konsumatorëve dhe si rezultat i degëve të reja të industrisë.

Ndërsa sistemet shëndetësore po lidhen ngushtë çdo ditë e më shumë me shëndetin mobil kjo pritet ti japë jetë industrive të tjera të ekonomisë të cilat kanë qenë të varfëra gjer më sot. Organizatat do të kenë nevojë të menaxhojnë përdorimin e shërbimeve, të ndërlidhin së bashku ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe të menaxhojnë të dhënat masive. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>