Harduer

Ndryshimet në Twitter nervozojnë përdoruesit

Sep 10 2012
0 Shpërndarje
Ndryshimet në Twitter nervozojnë përdoruesit

Njerëzit vazhdojnë të kenë ankesa pas ndryshimeve të bëra nga Twitter me heqjen e mbështetjes së RSS. Rrjeti social ka bërë dhe ndryshime të tjera në të kaluarën si kyçjen e rrjetit duke përfshirë heqjen e mundësisë së gjetjes së shokëvë në Twitter nëpërmjet Tumblr dhe Instagram duke kufizuar numrin e aplikcaioneve të përdorshme.

Twitter ka një kohë të gjatë që po thotë se do të fokusohet në JSON dhe API të tjera dhe jo XML, Atom dhe RSS, duke shtuar se formate si RSS ishin të përdorura shumë shpesh.

Peter Duncanson, drejtori i menaxhimit te offroadcode.com do të duhet të azhurnojë të paktën dy uebfaqe për tu përputhur me ndryshimet e API.

“Pse duhet ti heqësh kur ato përdoren shpesh?” pyeti ai. David Higgins, krijues uebi i pavarur tha se heqja e RSS nuk është zgjedhja e duhur dhe mund të ketë efekte negative për shumë njerëz.

Twitter prezantoi gjithashtu një mjet të ri i cili i lejon uebfaqet të fusin të dhëna në to, duke lejuar zgjerimin e paraqitjes së fotove dhe videove. Gjithsesi njerëzit thanë se ky mjet nuk e kompenson heqjen e RSS. “E pëlqej këtë gjë të re, dhe e gjej këtë ndryshim si ronovues nga Twitter, por nga një këndvështrim teknik, JavaScripti i ri është shumë i thjeshtë.” tha Higgins.

“RSS kishte të veçantat e veta të cilat nuk mund të zëvendësohen nga ndryshime kaq të vogla.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>