Siguri

Ndryshimet në mënyrën e njoftimeve për sulmet kibernetike priten të miratohen me ligje në Bashkimin Europian.

Feb 8 2013
0 Shpërndarje
Ndryshimet në mënyrën e njoftimeve për sulmet kibernetike priten të miratohen me ligje në Bashkimin Europian.

Cyber SecurityKompanive të mëdha të Internetit do t’iu kërkohet të raportojnë në agjensitë kombëtare për incidentet kibernetike.

Mbas javësh të tëra spekulimesh këtë të enjte më në fund u prezantuan rregulla të reja të sigurisë kibernetike për Bashkimin Europian. Pjesa kryesore e Strategjisë Së Sigurisë Kibernetike, të komisionit Europian është propozimi i një direktive mbi sigurinë e informacionit edhe të rrjetave, e cila nëse do të votohet nga komisioni europian do të bëhet pjesë e ligjit europian për sigurinë kibernetike.

Përpjekjet vullnetare të mëparshme kanë dështuar ‘duke lënë boshllëqe në sigurinë tonë kibernetike’ deklarohet në dokumentin e komisionit. Aktualisht vetëm kompanive të telekomit u janë kërkuar raportime për incidentet e sigurisë. Qëllimi i direktivës së re është ta zgjerojë këtë fushë edhe me kompanitë e mëdha të Internetit si ofruesit e mëdhenj të cloud, rrjetet sociale, platformat e-commerce, motorët e kërkimit, gjithashtu do të perfshihen sektorët bankare, si dhe infrastrukturat e shërbimeve si transporti, energjia, shëndeti dhe administrimi publik.

Të gjitha këto organizata do të duhet të raportojnë çdo shkelje të sigurisë që ”ka një ndikim të rëndësishëm në sigurimin e shërbimeve thelbësore” pranë një autoriteti kombëtar. Ky autoritet “mund të kërkojë që publiku të informohet”, por nuk do të jetë i detyrueshëm me ligj.

“Në fund të ditës transparenca dhe sinqeriteti mbi eksperiencat tuaja do te rezultojnë në një mjedis më të mirë për të gjithë ne” deklaroi komisionerja e axhendes dixhitale, Neelie Kroes. Ajo gjithashtu në deklaratën e saj i’u drejtua edhe të gjithë atyre menaxherëve që nuk pranojnë të pasqyrojnë sulmet kibernetike që ju kane ndodhur sepse janë të shqetësuar mbi reputacionin e tyre. Statistikat kanë treguar që në 2012, 93% e kompanive të mëdha kanë patur eksperienca me sulmet kibernetike.

Nuk ka arsye ta mbajmë sekret apo të shqetesohemi për reputacionin pasi janë aq afër sa edhe aq normale të jemi sulmuar nga keto sulme- tha Neelie. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>