Slider

Ndriçimi LED mund të përdoret për të lidhur pajisjet në rrjet

Apr 14 2013
0 Shpërndarje
Ndriçimi LED mund të përdoret për të lidhur pajisjet në rrjet

ledNë ditët e sotme ne përdorim rrjetet wireless që funksionojnë nëpërmjet valëve të radios ose rrjetet optike që përdorin dritën e transferueshme nëpërmjet fibrave të holla.

Në rast se Instituti Kërkimor Fraunhofer arrin ta realizojë përfundimisht, në një të ardhme kombinimi i dy metodave të mësipërme do të kthejë dritat e dhomës së ndenjes në pajisje rrjeti.

Laboratori gjerman i kërkimeve të aplikuara ka zhvilluar një rrjet wireless që përdor dioda emetuese të dritës (LED) për të transmetuar të dhënat nëpërmjet ajrit.

Kjo teknologji mund të dërgojë të dhëna me shpejtësi deri në 1 GB në sekondë duke përdorur tre ngjyra të dritës.

Instituti beson se teknologjia mund të jetë e dobishme për vendet e populluara ku ka dhe shumë inetrferenca ose mund të përdoret për të dërguar informacion nga llambat e rrugëve tek makinat që kalojnë aty pranë.

Një studiues i institutit që punon në grupin e rrjetit të fotoneve mendon se teknologjia do të përdoret fillimisht në nivelin profesional si p.sh në dhomat e konferencave, ambjentet e prodhimeve industriale si dhe nëpër spitale.

Kjo teknologji e re mund të integrohet me dritat ekzistuese të dhomës, megjithatë ka dhe disa anë negative.

LED ka nevojë për shumë energji baterie për të funksionuar, prandaj komunikimet në distancë shumë të shkurtër është mirë të realizohen duke përdorur lazer infrared.

Një problem tjetër ka të bëjë me dritën e diellit e cila bashkohet me diodat e tërheqjes së dritës duke penguar përdorimin në ambjentet e jashtme.

Gjithashtu duhet përmendur faktori distancë, i cili sa më tepër të rritet aq më shumë ndikon negativisht tek performanca. Në një distancë prej 20 metër shpejtësia ulet deri në 100 Mbps.

Për të relizuar komunikimin nëpërmjet dritës së dukshme është e nevojshme që pajisjet të vendosen në vijë të drejtë, gjë që është shumë e papërshtatshme krahasuar me komunikimin nëpërmjet valëve të radios ku përdoruesit mund të ulen kudo madje as muret nuk përbëjnë pengesë.

Megjithatë Paraskevopoulos, njëri prej studiusve pjesëmarrës në kërkim tha që dritat LED mund të kordinohen në mënyrë të tillë në një dhomë që njerëzit të kenë mundësi të ulen kudo.

Një problem tjetër lidhet me komunikimin në dy drejtime që do të thotë se laptopi ose smartfoni i një personi mund të përdoret për të dërguar ose për të marrë informacione. Askush nuk do të donte një laptop me dritë LED, ndriçimi i të cilës do i bezdiste.

Në këtë rast studiuesit kanë menduar që të përdorin infrared LED për të prodhuar dritë të padukshme. (CIO Albanian)

Tags >

LED
Lajmet e fundit>