Siguri

Ndërprerja e Facebook-ut i bën përdoruesit që të thërrasin shërbimin e emergjencës 911 në SHBA

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Ndërprerja e Facebook-ut i bën përdoruesit që të thërrasin shërbimin e emergjencës 911 në SHBA

MK-CJ688_FACEBO_D_20140129190013Mbase mund të keni pasur rastin të shihni paralajmërimet në të cilat këshilloheni që të mos bëheni tepër të varur nga rrjetet sociale. Siç duket, disa nuk i kanë zbatuar ato këshilla. Një numër i banorëve të Los Anxhelos-it madje pas ndërprerjes prej 30 minutave të rrjetit Facebook gjatë të premtes kanë thirrur shërbimet emergjente me telefona 911 në SHBA.

Zyra e Sherifit të Los Anxhelosit cicëroi për incidentin, duke i rikujtuar publikut që ndërprerja e Facebook-ut nuk ishte një problem për sigurinë publike: “#Facebook nuk është një problem rreth Zbatimit të Ligjit, ju lutem mos na thirrni për ndërprerjen e tij, ne nuk e dimë se kur FB do të kthehet!

Ndërkohë, disa përdorues të rrjetit Facebook po ashtu shkuan në Twitter për të ndihmuar në vendosjen e tredit për ndërprerjen e rrjetit Facebook brenda pak minutave. Incidente të tilla janë me siguri duke treguar për varësinë e njerëzve nga bota online, një trend ky për të cilin disa doktor e kategorizojnë si varshmëria nga rrjetet sociale, që vjen me simptoma klasike të veçimit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>