Aplikacione

Ndërmarrjet të pakënaqura me ndryshimet e shpejta në Firefox

Jun 27 2011
0 Shpërndarje
Ndërmarrjet të pakënaqura me ndryshimet e shpejta në Firefox

altDisa menaxherë korporatash janë të pakënaqur me vendimin e Firefox që të publikoj versione të reja çdo 6 javë.

Kur Firefox 5 u lançua javën e kaluar, Mozilla menjëherë “pensionoi” shfletuesin Firefox 4, që do të thotë se nuk do të arnoj më ndonjë vrimë sigurie që paraqitet në këtë shfletues edhe pse ka vetëm tre muaj që Firefox 4 ishte në përdorim. Mozilla e konsideron Firefox 5 jo vetëm si shfletuesin e ri të saj por edhe si një përditësim sigurie për Firefox 4.

Kjo ndoshta mund të përshtatet për konsumatorët, por jo edhe për kompanitë, deklaron Al Hilwa, një analistë në kompaninë IDC.

“Ndryshim i madh i versionit për ndërmarrjen ka domethënie që diçka vërtetë drastike ka ndryshuar, dhe sinjalizon që IT menaxherët duhet të marrin parasysh këtë ndryshim. Njerëzit në ndërmarrje janë të prirur që të testojnë gjithçka deri në detajin më të vogël para se ta vënë në përdorim ndonjë softuer,” deklaroi Hilwa.

“Përfundimi i përkrahjes për Firefox 4 është goditje në stomak,” thotë John Walicki nga kompania IBM. “Tani jam në një pozitë të tmerrshme, të zgjedh të vendos Firefox 4 me mundësi që të ketë vrima të pa-arnuara, të rinis ciklin testues të mijëra aplikacioneve të brendshme për përkrahje me Firefox 5 ose të qëndroj me Firefox 3.6.x të arnuar. Unë kam 500,000 përdorues në korporatë që përdorin Firefox 3.6. Ne posa kemi kompletuar një rreth testesh për Firefox 4 në qindra ueb-aplikacione të brendshme biznesore. Qindra përfaqësues të këtyre aplikacioneve kanë qenë pjesëmarrës. U kemi dhënë kohë disa muaj të testojnë. Kemi punuar me dhjetëra zhvillues të brendshëm të shtesave (Add-On) dhe produkteve që të përgatisin shtesat e tyre për Firefox 4. Ne përgatiteshim të fusim në përdorim Firefox 4.01 në çerekun e tretë të këtij viti. Programet arsimore, përditësimi i dokumenteve, komunikimet, të gjitha ishin të planifikuara. Problemi është se ne akoma nuk kemi vënë në përdorim Firefox 4, pas gjithë atyre përgatitjeve ndërsa ata po largojnë përkrahjen për të. Të përsërisim tërë procesin e njëjtë edhe për Firefox 5 do të ishte thjeshtë e pafrytshme. Tani kur të përfundoj procesi për adaptimin e Firefox 5, a do të lançojnë Firefox 6?” përfundon i zhgënjyer Walicki, kompania e të cilit, IBM ka adaptuar Firefox-in si shfletues bazë në mesin e vitit 2010.

Në fakt ashtu kanë planifikuar nga Mozilla. Kur Firefox 6 të lançohet me datën 16 gusht, përkrahja për Firefox 5 do të mbaroj. Ngjashëm do të ndodh edhe me Firefox 7, i planifikuar për 27 qershor, Firefox 8, me 8 nëntor, dhe Firefox 9 me 20 dhjetor.

“Ky proces funksionon për konsumatorët privat të cilët s’do të kenë problem të përditësojnë shfletuesin e tyre çdo 6 javë. Por, për korporatat ky është një problem i madh. Sidoqoftë ky proces ka kryer punë tek shfletuesi Chrome, që përdor përditësime kaq të shpeshta,” deklaron analisti Al Hilwa. Ai më tej vazhdon që “Për IT menaxherët në korporata Firefox 5 është një version i ri pas Firefox 4, jo një përditësim i këtij të fundit. Nëse është vërtetë ashtu, që Firefox 5 është një përditësim me arnime sigurie i Firefox 4, atëherë vendosja e numrit 5 është një gabim, dhe korporatat e konsiderojnë këtë si një version të ri të cilin duhet ta shqyrtojnë me kujdes.”

Kjo është edhe një ndër arsyet që shumica e korporatave vazhdojnë të përdorin Internet Explorer-in e Microsoft. Ai përfundon duke thënë që Mozilla duhet të qartësojë qëllimet e saja, të jetë shfletues për konsumatorë apo ndërmarrje, duke thënë: “Ky mund të jetë një vendim i mirë për Mozilla-n, por mund të jetë edhe një lëvizje e rrezikshme. I mbetet atyre të vendosin se sa i rëndësishëm është tregu i ndërmarrjeve për ata.”

Ndërsa drejtori i Firefox, Asa Dotzler në një shkrim bllogu komentonte “Ndërmarrjet kurrë nuk kanë qenë një përqendrim i ynë. Derisa të na harxhohen përdoruesit që nuk kanë sysadmins dhe skuadra ndërmarrëse që kujdesen për ato, unë s’mund të imagjinoj pse ne do të përqendroheshim në ato lloje të ambienteve për të cilat ju brengoseni aq shumë.”

Lajmet e fundit>