Internet

Ndërmarrjet hapen për rrjetet shoqërore

Mar 7 2012
0 Shpërndarje
Ndërmarrjet hapen për rrjetet shoqërore

Siç duket ndërmarrjet po bëhen më shoqërore. Numri i kompanive të mëdha që po bllokojnë punëtorët nga qasja në mediat shoqërore nga vendi i punës po bie, sipas raportit të publikuar nga firma analiste Garnter.

Kjo kompani në publikimin e saj ka shfaqur që 50% e organizatave të mëdha kishin bllokuar qasjen në rrjetet shoqërore në vitin 2010. Ndërsa, deri në vitin 2014 kjo shifër pritet të bie në 30%.

“Edhe ato organizata që bllokojnë qasjen në rrjete shoqërore, nuk e bëjnë këtë në mënyrë të plotë,” deklarojnë nga Gartner. “Departamente dhe procese të caktuara si marketingut, kërkojnë qasjen në rrjetet shoqërore, dhe punëtorët në këto departamente mund të shmangen nga bllokimet duke përdorur pajisje personale si celularët e mençur.

Me punëtorët të cilët qasen në faqe si Facebook, Twitter, Google+ dhe Pinterest në punë, rrugë, apo zyrë shtëpiake, ndërmarrjet kanë nevojë të vështrojnë punëtorët e tyre dhe identitetet e tyre shoqërore.

Për shembull, çfarë postojnë punëtorët në rrjetet shoqërore mund të shfaq një rrezik për ndërmarrjen. Punëtorët mund të postojnë komente, fotografi ose video në rrjetet shoqërore që mund të thyejnë politikën e korporatës ose të dëmtojnë imazhin e saj, shkruan në raport. Derisa përdoruesit postojnë fotografi dhe deklarata të turpshme në rrjetet e tyre të preferuara, punëdhënësit potencial janë duke hulumtuara me të madhe faqet para se të punësojnë punëtorë të rinj.

“Organizatat nuk duhet të injorojnë rrjetet shoqërore dhe identitetin shoqëror,” deklarojnë nga Gartner.

Në anën tjetër kompanitë e rrjeteve shoqërore po mundohen të joshin përdoruesit biznesor dhe ti sjellin ata dhe dollarët e tyre reklamues në biznesin e tyre.

Javën e kaluar, Facebook njoftoi që po ridizajnonte faqet Brand për korporatat dhe do të përfshijnë edhe Kohështrirjen. Kompanitë dhe organizatat si Starbucks, Macy’s dhe faqja e kampanjës rizgjedhore të presidentit Obama tashmë kanë përditësuar Brand faqet e tyre.

Lajmet e fundit>