Business & Management

Ndërkohë që Dell po lufton të bëhet private, fitimet e kompanisë po bien

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Ndërkohë që Dell po lufton të bëhet private, fitimet e kompanisë po bien

DellDell ka raportuar një tremujor tjetër ku fitimet edhe të ardhurat janë në rënie, ndërkohë që shefi ekzekutiv i kompanisë po vazhdon betejën e tij për ta kaluar Dell në një kompani private.

Ishte tremujori i pestë në vazhdimësi që fitimet e Dell-it janë tkurrur. Kompania po përballet me një rënie në tregun e kompjuterave. Të ardhurat për tremujorin e katërt në vazhdimësi që i bie të ketë përfunduar më 1 shkurt, ranë me 11% në 14.3 miliardë $, tha Dell.

Të ardhurt neto ishin 530 milionë $ ose 0.30$ për aksion, një rënie nga 764 milionë $ ose 0.40$ për aksion që ishin një vit më përpara. Të ardhurat nga laptopët edhe kompjuterat desktop, që përbëjnë rreth gjysmën e biznesit të Dell ranë me 20% këtë tremujor.

Edhe shitjet për shërbime apo për ruajtje të dhënash ranë gjithashtu krahasuar me një vit më përpara. Të vetmet njësi që kanë rritje janë rrjetat edhe serverat e biznesit që ofron Dell, shitjet e të cilëve u rritën me 18%, deklaroi kompania.

Dell po mundohet të zvogëlojë varësinë e tij në tregun e kompjuterave duke e rindërtuar imazhin si një kompani komplet me “zgjidhje” në treg. Por ky transformim po merr më shumë kohë nga sa investitorët e kishin parashikuar. (CIO Albanian)

Tags >

Dell
Lajmet e fundit>