IT Organizate

Ndalohet shitja e Windows 7 dhe Xbox në Gjermani

May 4 2012
0 Shpërndarje
Ndalohet shitja e Windows 7 dhe Xbox në Gjermani

Gjykata regjionale në Manheim të Gjermanisë ka ndaluar ka vendosur në katër çështje të ndryshme për Motorolan kundër Microsoft dhe në nëndegët e saja gjermane dhe irlandeze duke i siguruar një urdhër gjyqësor që ndalon shitjet e produkteve të Microsoft për të cilat Motorola konsiston që Microsoft përdor dy nga patentat e saj.

Motorola deklaron që dy patentat e saj evropian, EP0538667 dhe EP0615384 janë esencial për standardin e video kodekut H.264 të cilin Microsoft e përdor në produktet si Windows 7 dhe Xbox.

Megjithatë para se ky vendim të hyjë në fuqi menjëherë Motorola duhet të ofroj kompensim për Microsoft ndërmjet 60 dhe 120 milionë eurosh, pasi Microsoft planifikon të apeloj këtë vendim në Gjykatën e Lartë Regjionale në Karlsruhe.

Një tjetër për pengesë për Motorola-n pritet të jetë vendimi i Gjykatës Rajonale për Distriktin Perëndimor të shtetit Uashington e cila me 12 prill vendosi që Motorola nuk mund të shfrytëzoj vendim gjyqësor gjerman kundër Microsoft para dëgjimit me 7 maj. Çështja gjyqësore amerikane ka të bëj me pikëpamjet e ndryshme të kompanive të cilat do të konsistonin terme licencuese korrekte, të arsyeshme, dhe jo-diskriminuese për patentat e deklaruara si esenciale për implementimin e standardeve teknologjike.

Gjykata gjermane nuk është shprehur në lidhje me këtë vendim. Gjithashtu zëdhënësi i Microsoft në Gjermani ka deklaruar që kompania do të vazhdoj të bëj biznes në Gjermani e bindur që vendimi i gjykatës amerikane do të shfuqizoj vendimin e gjykatës gjermane.

Pikërisht ky proces gjyqësor ka shtyrë Microsoft të zhvendos qendrën e distribucionit evropian nga Gjermania në Holandë. Megjithatë ekspertët parashohin që me këtë vendim gjyqësor në favor të saj, Motorola mund të ngre padi tjera në vendet tjera të Bashkimit Evropian duke shpresuar në vendim të njëjtë. /cio.al/

Lajmet e fundit>