Mobile

Ndalohet shitja e Galaxy Tab në BE

Aug 10 2011
0 Shpërndarje
Ndalohet shitja e Galaxy Tab në BE

Një gjykatë gjermane ka aprovuar kërkesën e kompanisë Apple për të ndaluar shitjen e pajisjes tabletë të Samsung, Galaxy Tab 10.1 në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, pos Holandës.

Në këtë vend është duke vazhduar një proces tjetër gjyqësor ndërmjet dy kompanive në fjalë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve gjermane, Deutsche Presse-Agentur. Apple nuk ka dhënë detaje shtesë rreth këtij aktgjykimi, por nga agjencia e lajmeve deklarojnë që vendimi ka të bëj me Community Design 000181607-0001, të iPad-it të Apple, që mbron dizajnin e produktit në Bashkimin Evropian.

“S’është koincidencë që produktet e fundit të Samsung duke shumë si iPhone dhe iPad, që nga forma e harduerit, ndërfaqes e deri tek paketimi i tyre. Ky lloj kopjimi i dukshëm është gabim dhe ne duhet të mbrojmë pronën tonë intelektuale kur kompanitë provojnë të vjedhin idetë tona,” deklaron një zëdhënëse e Apple.

Përfaqësuesit e Samsung nuk kanë qenë të gatshëm për komente lidhur me këtë aktgjykim.

Apple dhe Samsung janë duke akuzuar njëra tjetrën në shumë vende. Në prill Apple akuzoi Samsung në SHBA kinse kompania koreane ka kopjuar vetit e iPad, iPod Touch dhe iPhone të Apple në produktet e saja si celulari i mençur Galaxy dhe tableti Galaxy Tab. Samsung i është kundërpërgjigjur menjëherë pas disa dite duke akuzuar Apple për vjedhje të pronës intelektuale.

Lajmet e fundit>