Business & Management

NATO aprovon përdorimin e BlackBerry 10

Oct 3 2013
0 Shpërndarje
NATO aprovon përdorimin e BlackBerry 10

bbz10Mes shumë lajmeve të këqija që ka marrë BlackBerry kohët e fundit, më në fund ka ardhur edhe një i mirë. Platforma BlackBerry 10 është aprovuar nga NATO-ja, e cila i ka dhënë dritën jeshile në aspektin e sigurisë pajisjes.

Kjo do të thotë se këto pajisje mund të përdoren nga agjencitë dhe stafi i NATO-s deri në një nivel “të kufizuar” që përcaktohet nga vetë NATO, në 28 shtete që pëfshijnë Evropën dhe Amerikën e Veriut. BlackBerry shprehet se kjo është hera e parë që një smartfon merr zgjerim kaq të madh pas aprovimit të NATO-s.

“E kemi ndërtuar platformën BlackBerry 10 për të plotësuar nevojat më të larta të sigurisë për konsumatorët e qeverive dhe ndërmarrjeve. Fakti që BlackBerry Enterprise Service 10 dhe smartfonët BlackBerry 10 kanë marrë këtë aprovim për komunikime të klasifikuara vetëm disa muaj pas lançimit është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë të suksesshëm në këtë fushë,-” u shpreh Scott Totzke, zv. President Senior i Sigurisë.

Këto lloj aprovimesh si në rastin e NATO-s janë një ndër vlerësimet më të mëdha që mund t’i japin shtysë blerësit të ri të kompanisë, Fairfax përpiqet ta risjellë edhe njëherë BlackBerry-n në qendër të audiencës së biznesve dhe organizatave. Megjithatë, shifra prej rreth 1 miliard $ humbje, vazhdon të tregojë se BlackBerry është ende në një faze aspak të mirë krize. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>