Slider

NASA transmeton video me komunikime me lazer

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
NASA transmeton video me komunikime me lazer

iss1“Tungjatjeta, Botë!” apo në origjinal “Hello, World!” është bërë mesazhi i parë me video që është transmetuar përgjatë sistemit lazerik të komunikimeve të NASA-së në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Sipas një deklarate nga NASA, videoja e cilësisë së lartë HD ishte transmetuar më 5 qershor, kur stacioni hapësirë ishte rreth 260 milje sipër sipërfaqes së Tokës. Mesazhi prej 175 megabitëve ishte transmetuar duke kryer eksperimentin Optical Payload for Lasercomm Science (OPALS).

OPALS është dizajnuar për të testuar komunikimet përgjatë lazerëve në kufij më të lartë se sa që është e mundshme me radio valë; OPALS është në gjendje që të bartë të dhëna në ritmin 10 deri 1,000 herë më shpejt se sa metodat e radio valëve. Në të ardhmen, komunikimet me lazer do të përdoren për të biseduar me anijet kozmike në orbitën e Tokës dhe më larg.

“Është e pabesueshme të shihet kjo rreze madhështore e dritës që mbërrin nga bagazhi ynë i vogël në stacionin hapësinor,” tha menaxheri i misionit për OPALS në Jet Propulsion Laboratory, Matt Abrahmson. “Ne do të shikojmë që të eksperimentojmë me OPALS gjatë muajve të ardhshëm me shpresat që gjetjet tona do të çojnë në mundësi të komunikimeve optike për misione e ardhshme të hulumtimit të thellë të hapësirës.”

OPALS kishte nevojë për shënjestër shumë të saktë për eksperimentin e vet. Gjatë testimit të bërë të enjten, Laboratori i Teleskopit për Komunikime Optike në Observatoriumin Table Mountain në Wrightwood të Kalifornisë, u ofrua një fener lazerik për OPALS për t’u lidhur me rrezen e vet. OPALS moduloi rrezen e vet për të bartur mesazhin gjatë 148 sekondave; bartja më e shpejt e regjistruar e të dhënave ishte 50 megabit për sekondë. Çdo kopje e mesazhit ishte bartur për vetëm 3.5 sekonda, që është shumë shpejt se sa koha e nevojshme prej 10 minutash që duhet të kalohet për t’u bërë e njëjta gjë me radio valë. (CIO Albanian)

Tags >

nasa
Lajmet e fundit>