Slider

NASA po punon për udhëtimin me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës

Sep 27 2012
0 Shpërndarje
NASA po punon për udhëtimin me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës

Ndërkohë që përparimet reale në dizenjimin e drajverave të mbështjellë akoma nuk kanë ndodhur, ne jemi më afer për të bërë udhëtime më të shpejta se vetë ajo e dritës. Hulumtuesit zbuluan se duke bërë rregullime për një makinë të vërtetë në jetën reale, i propozuar në fillim nga Michael Alcubierre në vitin 1994, zvogëlohet dukshëm energjia që duhet për ta ndezur atë.

Alcubierre propozoi një anije amarikane në formën e topit të futbollit, me një unazë të sheshtë të ngjitur në anije. Hapësira e kohës duhet të mbeshtillet rreth saj, duke e përshpejtuar anijen në një shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e dritës pa qenë nevoja që vetë anija ta kalojë këtë shpejtësi. Kjo do ta bënte udhetimin në yje një shëtitje relativisht të shpejtë. Një udhëtim të alpha centaur i cili është 4 vite drite larg nga toka do tu bënte vetëm për 5 muaj.

Deri tani problemi më i madh ështe që drajverat e mbeshtjellë Alcubierre kërkojnë energji frenuese shumë më të madhe se energjia e ndezjes. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë thonë hulmetuesit e NASA-as. Dr.Harod “Sony” White i Nasa Johnson Space Center ishte në gjendje të reduktonte dukshëm energjinë që kërkohej duke ndryshuar formën e unazës rreth anijes nga forma më e sheshtë në atë më të rrumbullakët.

Në vend që të kerkojnë një top të antimateries në madhësinë e Jupiterit për të ndezur teorikisht drajverin e mbështjellë, tani kërkohen vetëm 500 kilogram ose një top të një madhësie të anijes Voyager. White thotë që nëqoftëse intensiteti i flluskës së mbështjellë ështe i lëkundshëm sasia e energjisë do reduktohet akoma dhe më shumë. Ky është me të vërtetë një lajmë entuziast, por është e rëndësishme të kujtohet që shpikja tregon që dizenjimi Alcubierre punon në të vërtetë, por nuk ekziston.

Punimet e White sigurisht në një shkallë shumë më të vogel mund të jenë fillimii i një jete reale të driver-it të mbështjellë. Megjithatë antimateria është vërtetë e rrezikshme. Vetëm një e treta e gramit të gjërave që perzihen me materien në mënyre të gabuar mund të lëshojnë energji të barazvlefshme me energjinë e shpërthimit të Hiroshimes.

Kjo do të thotë që drajverat e mbështjellë Alcubierre të White akoma kërkojne sasi energjie të mëdha të barazvlefshme me 1.5 milion Hiroshima, e mjaftueshme për të fshirë qyteterimin modern. Dr White beson tek përpjekjet që kjo të punojë në të vërtetë, pasi është dicka që i duhet njerëzimit. “Kjo gjetja që unë perzantova sot ndryshon praktikën në atë çfarë mendohej deri më sot dhe është me vlerë që të vazhdojnë kërkimet”- tha ai për space.com.

“Energjia e reduktuar e realizuar nga intensiteti i flluskave lëkundëse është një hamendesim interesant që ja vlen të vështrohet në laborator”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>