Siguri

NASA mohon sulmet kibernetike të hakerave iranianë

May 28 2012
0 Shpërndarje
NASA mohon sulmet kibernetike të hakerave iranianë

NASA ka mohuar që uebfaqja e saj ishte sulmuar dhe se i ishin vjedhur informacione nga një bandë e studentëve iranianë që e quanin veten: “Skuadra e Luftëtarëve Kibernetikë”.

Grupi me një postim në Pastebin tregoi që ka sulmuar një faqe të NASA-s dhe ka vjedhur informacionet personale të mijëra hulumtuesve të NASA-s. Faqja që dyshohej se ishte sulmuar është quajtur Sistemi Solicitian dhe i Vëzhgimit të Integruar të Propozimeve dhe Vlerësimit.

NASA pohoi sa ka zbuluar postimin në Pastebin brenda disa orëve dhe nisi një hetim për të parë vërtetësinë e këtyre pohimeve. “Megjithëse po zhvillohej hetimi, të gjitha rezultatet deri më tani tregojnë që pohimet janë të rreme. Në asnjë pikë nuk ishte ndonjë sistem i ndjeshëm, misionar ose i klasifikuar dhe i rrezikuar,” – tha në një email, zëdhënësi nga NASA, Beth Dickey.

Hakerët thonë shpesh që janë futur në sistemet e IT-së të NASA-s, kur në fakt ata s’kanë arritur, – tha Dickey. Në të njëjtën ditë, dy grupe të tjera pohuan në Pastebin që kanë hyrë në sistemet e NASA-s. “Edhe këto informacione ishin të pasakta.” – tha Dickey. (CIO)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>