Microsoft

Nadella merr vlerësim pozitiv për debutimin si CEO i Microsoft-it

Apr 2 2014
0 Shpërndarje
Nadella merr vlerësim pozitiv për debutimin si CEO i Microsoft-it

11-620x400Gjatë javës së kaluar, CEO-ja i ri i Microsoft-it, Satya Nadella, foli për herë të parë në publik si drejtor ekzekutiv i kompanisë. Analistët e vlerësuan pozitivisht pasi ai arriti t’i bënte përshtypje publikut teksa zbulonte Office për iPad. “Kishte shumë vetëbesim, një karakter totalisht ndryshe nga Ballmer.

Shumë më i qetë,” u shpreh Carolina Milanesi, drejtoreshë strategjikë e Kantar Worldpanel ComTech. “Si ai, ashtu edhe Julie White (menaxhere e përgjithshme për skuadrën e marketingut të Office) folën shumë shpejt, njësoj sikur të kishin ndonjë urgjencë, që gjë në fakt duhet ta kenë.” Milanesi shtoi gjithashtu se, për herë të parë shihte një strategji të mirëfillte tek Microsoft-i.

Nadella e shpenzoi kohën më të madhe të prezantimit për të përshkruar më specifikisht konceptin “në fillim mobile, në fillim cloud-i”. Ai tha gjithashtu se lajmet e asaj dite ishin vetëm fillimi në atë që e quajti “nisja e një eksplorimi” që do të zgjaste për muaj të tërë. “Konsumatorët tanë duan të dinë se nga po shkojmë, çfarë inovacioni kemi në axhendë,” tha Nadella. “[Sot] duam të flasim mbi një aspekt të strategjisë sonë që do të na çojë përpara. Do të rikthehemi në një hark kohor prej disa javësh ose muajsh, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe shumë liderë të skuadrave tona dhe do të flasim për aspekte të tjera.”

“E artikuloi siç duhej këtë strategji emergjente,” u shpreh Ross Rubin, analist i pavarur tek Reticle Research. “E bëri të qartë se kjo [Office në iPad] ishte vetëm një pjesë e vogël e gjithë strategjisë.” “Më bëri shumë përshtypje,” u shpreh Rob Koplowitz, analist tek Forrester Research. “E para, u kënaqa vërtet shumë që dalja e tij e parë në publik ishte për një produkt si Office, i cili operon tashmë në një platformë konkurrente. Ky është një largim nga Microsoft-i i vjetër, duke e drejtuar kompaninë drejt çdo mundësie.” Nadella u emërua CEO më 4 shkurt pas largimit të Steve Ballmer. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>