Aplikacione

myTaxi fiton çmimin e parë në Hanover

Mar 12 2012
0 Shpërndarje
myTaxi fiton çmimin e parë në Hanover

Aplikacioni i Intelligent Apps’, myTaxi ka fituar 25 mijë euro dhe dy vite këshillim si shpërblime kryesor në mesin e 50 konkurrentëve në garën CODE_n12 në panairin CeBIT në Hanover.

CODE_n12 është pjesë e kompanisë për IT konsultim, GFT, që për qëllim ka edukimin e kulturës startup, sipas CEO-s të kësaj kompanie Ulrich Dietz.

Aplikacioni myTaxi i cili është në dispozicion për iOS dhe Android, i lidh njerëzit të cilët kërkojnë për taksi. Përdoruesit mund të shohin se ku janë taksistë e lirë dhe vozitësi pranon kërkesën për taksi direkt në celularin e tij.

Juria ishte impresionuar nga shpejtësia me të cilën startupi nga Hamburgu, Intelligent Apps, po ndryshon tregun gjerman të taksive, sipas deklaratës së tyre zyrtare. Sot më shumë se 8 mijë taksistë marrin urdhra me anë të aplikacionit myTaxi, i cili është i përhapur edhe në qytetet tjera si Vjenë dhe Barcelonë, por megjithatë më së shumti gjendet në taksitë e Berlinit, Hamburgut, dhe Munihut, sipas Intelligent Apps.

Këtë vit në CODE_n21 kanë marrë pjesë më shumë se 400 aplikantë nga 42 vende. Nga ky numër, 50 ishin zgjedhur të prezantonin aplikacionet e tyre në shfaqje dhe të konkurronin për shpërblimin e parë. Në mesin e dhjetë aplikacioneve më të mira ishin edhe Transfluent, një kompani finlandeze për përkthimin e cicërimave në Twitter dhe mesazheve në Facebook të kompanive në të gjuhë të ndryshme; shërbimi për bashkë-shfletim Synchonite dhe shërbimi për shpërndarjen e veturave, DriveNow.

Lajmet e fundit>