Business & Management

Muzika streaming: Spotify dyfishon të ardhurat gjatë 2012-s

Aug 3 2013
0 Shpërndarje
Muzika streaming: Spotify dyfishon të ardhurat gjatë 2012-s

Daniel Ek, CEO & Co-Founder of Spotify, addresses attendees during the International CTIA WIRELESS Conference & Exposition in New OrleansShërbimi muzikor Spotify ka arritur të dyfishojë të ardhurat gjatë vitit 2012 duke kapur shifrën e 435 milionë Euro teksa zgjerohet në tregje të reja.

Edhe numri i përdoruesve pothuajse është dyfishuar. Kompania me zyra qëndrore në Stokholm, që ofron muzikë streaming, publikoi një humbje neto prej 58.7 milionë euro, krahasuar me 45.4 milionë në vitin 2011. Kompania ka mbi 20 milionë përdorues aktivë dhe 5 milionë prej tyre paguajnë për shërbimin.

Ajo ka përfituar mbështetja financiare nga një sërë kompanish, megjithatë, është ende në pritje të mundësive të reja për financim. “Nuk përjashtojmë faktin së kemi nevojë dhe dëshirë të rrisim burimet financiare në të ardhmen, në mënyrë që të zgjerohemi më tej,” u shpreh kompania.

Spotify është themeluar në vitin 2006 nga suedezët Daniel Ek dhe Martin Lorentzon. Kompania operon duke nënshkruar kontrata me shtëpitë diskografike për blerjen e të drejtave të autorit dhe u paguan atyre rreth 70% të të ardhurave. Muzika streaming dhe ajo me kërkesë kanë pësuar rritje në smartfonë, megjithatë, kompani si Spotify dhe Pandora – e cila ka rreth 68 milionë dëgjues – kanë pasur probleme dhe janë munduar për të nxjerrë fitime për shkak të kostos së lartë të kontratave që nënshkruajnë.

Ky sektor ka tërhequr edhe kompani të tjera teknologjike botërore si Google, Amazon.com dhe Apple , të cilat e shohin muzikën streaming si thelbësore në një botë ku smartfonët janë dominantë. Spotify u shpreh se numri pothuajse i dyfishuar i përdoruesve aktivë erdhi si rezultat i zgjerimit në Gjermai, Australi, Irlanda dhe Zelanda e Re. Këtë vit kompania po hyn për herë të parë në tregjet e Amerikës Latine dhe Azisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>