Harduer

Muzika e lartë e kufjeve ju shkakton shurdhësi të përkohshme

Sep 12 2012
0 Shpërndarje
Muzika e lartë e kufjeve ju shkakton shurdhësi të përkohshme

Studiuesit vazhdojnë të kërkojnë mbi efektet që sjell dëgjimi i muzikës përmes kufjeve. Universiteti i Leicester-it ka dalë në përfundimin se dëgjimi i muzikës me volum të lartë mund të shkaktojë shurdhësi të përkohshme, pasi dëmtohen qelizat nervore të veshëve.

Shumica e lexuesve të muzikës mund të arrijnë nivele të barabarta me atë të një motorri reaktiv. Dihet se zhurmat mbi 110 decibël mund të shkaktojnë probleme me dëgjimin, si p.sh. tingëllima të vazhdueshme apo edhe shurdhësi të përkohshme – gjëra këto që ju ndodhin shpesh kur ndiqni koncerte.

Universiteti i Leicester-itështë i pari që arrin të provojë dëmtimin e qelizave nervore si rezultat i zhurmave të larta. Kërkuesi kryesor që udhëhoqi projektin, Dr. Martine Hamann u shpreh: “Rezultatet e këtij kërkimi na hapin rrugën për të kuptuar se lidhjen mes zhurmave të larta dhe humbjes së dëgjimit.

Shqyrtimi me imtësi i mekanizmave qelizore që lidhen më këtë problem do të sillte një përfitim për një rang të gjerë njerëzish. Po ashtu, kjo punë na ndihmon edhe me kërkimin e metodave apo kurave për të parandaluar humbjen e dëgjimit.”

Qelizat nervore që transmetojnë sinjale elektrike nga veshi tek truri dëmtohen për shkak të zhurmave të larta. E ashtuquajtura mielinë, në mjekësi, ndihmon në lëvizjen e këtyre sinjaleve, por mund të dëmtohet nga zhurma mbi 110 decibël. Kjo shkakton një reduktim të dëgjimit, përkohësisht, edhe pse pasi mielina të riformohet veshët do të funksionojnë si normalisht.

Ky studim i hap rrugën problemeve të humbjes së dëgjimit dhe shpjegon disa prej rasteve që i përkasin këtyre problemeve.

A do të filloni tani të dëgjoni muzikë me volum më të ulët? (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>