IT Organizate

Mungesa e IT aftësive shkurton përfitimin dhe produktivitetin

Mar 27 2012
0 Shpërndarje
Mungesa e IT aftësive shkurton përfitimin dhe produktivitetin

CIO-t janë munduar shumë që të bindin eprorët e tyre për të rritur buxhetet për trajnimet e IT stafit, por deri tani arsyetimet e tyre kanë mundur të ishin më të shkurtra. Por, falë sondazhit të fundit të Computer Technology Industry Association (CompTIA) i cili tregon ndikimin e IT aftësive në profitin, produktivitetin, inovacionin, shpejtësinë e tregut, sigurinë dhe shërbimin e konsumatorëve, CIO-t kanë një arsyetim më tepër.

Sondazhi i realizuar brenda periudhës 15 dhjetor 2011 – 23 janar 2012, ka pyetur 502 IT dhe menaxherë biznesor në SHBA për mungesën e aftësive brenda IT departamenteve të tyre, ndikimin e mungesës së këtyre aftësive në organizatat e tyre, dhe si ata provojnë të adresojnë mungesën e këtyre aftësive tek eprorët e tyre.

Nga të pyeturit, 93% raportuan një hapësirë ndërmjet aftësive teknike të IT stafit të tyre dhe aftësive që kompanitë e tyre kanë nevojë. 83% e pjesëmarrësve në sondazh deklaruan që mungesa është e vogël deri mesatare, derisa 9% thonë që aftësitë e stafit të tyre nuk janë as afër asaj ku duhet të ishin. Vetëm 7% besojnë që IT stafi i tyre ka aftësitë që kërkohen nga ta.

Aftësitë që respodentët i radhisin si më të rëndësishmet ishin IT aftësitë themelore. Më poshtë është lista e aftësive që më shumë se 70% e CIO-ve i vlerësojnë si të rëndësishme:

– Puna në rrjet/infrastruktura

– Menaxhimi i qendrave të të dhënave/serverëve

– Magazinimi/ruajtja

– Cyber-siguria

– Menaxhimi i qendrave të të dhënave/informatave

– IT përkrahja

– Komunikime telekomi/të unifikuara

– Njohuri për analizimin e të dhënave/biznesit

– Ueb-zhvillimi dhe dizajnimi

 

Si ndikojnë mungesat e IT aftësive në biznese

Nga CIO-të dhe menaxherët biznesor të pyetur në sondazh, 80% raportojnë që mungesa e aftësive në brendësi të IT departamenteve të tyre prek së paku një fushë biznesi. Në vijim janë shfaqur ndikimi i mungesës së IT aftësive në fusha të ndryshme të kompanisë si produktiviteti, shërbimi i konsumatorëve, siguria, inovacionet, shpejtësia e tregut dhe profitabiliteti në kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha. Përqindja tregon se sa ndikon mungesa e IT aftësive në fushën e caktuar të kompanisë varësisht prej madhësisë së kompanisë.

 

Produktiviteti

Kompani të mëdha: 44%

Kompani të mesme: 43%

Kompani të vogla: 41%

 

Përkrahja e konsumatorëve

Kompani të mëdha: 33%

Kompani të mesme: 34%

Kompani të vogla: 26%

 

Siguria

Kompani të mëdha: 32%

Kompani të mesme: 39%

Kompani të vogla: 29%

 

Inovacioni/Zhvillimi i produkteve të reja

Kompani të mëdha: 29%

Kompani të mesme: 33%

Kompani të vogla: 23%

 

Shpejtësia drejt tregut

Kompani të mëdha: 29%

Kompani të mesme: 33%

Kompani të vogla: 23%

 

Profitabiliteti

Kompani të mëdha: 15%

Kompani të mesme: 15%

Kompani të vogla: 23%

 

Shkaktarët e mungesës së aftësive

46% e respodentëve mendojnë që ritmi i zhvillimit të teknologjisë është shkaktari kryesor i mungesës së IT aftësive brenda kompanive të tyre. Teknologjia ndryshon aq shpejtë saqë është e vështirë për IT profesionistët të ndjekin hapin e saj.

“Inovacioni ndodh shpejt dhe në shumë frone, cikli i jetës së produkteve tani matet me muaj në vend të viteve dhe konkurrenca e tregut kurrë nuk ka qenë më e madhe. Si pasojë, organizatat dhe IT stafi janë vendosur në një pozitë të vështirë për të vendosur ku të investojnë dhe kur të investojnë. Një qasje që është përhapur kohëve të fundit është që IT skuadrat kërkojnë njohuri themelore për shumë teknologji që për rrjedhojë ndalojnë organizatat për tu bërë ekspertë në një fushë të vetme. Në të kundërtën, një qasje e fokusuar në vetëm një teknologji shfaq riskun që organizatat kanë në qoftë se zgjedhin teknologjinë ose strategjinë e gabuar,” shkruan në raportin e CompTIA.

Shkaktarët tjerë të mungesës së IT aftësive në organizata përfshinë:

– Mungesën  e buxhetit për zhvillim profesional, e cituar nga 43% e respodentëve

– Mungesa e përmirësimeve që vijnë nga trajnimet, e cituar nga 39% e respodentëve

– Paga shumë e ultë në disa fusha të IT, e cituar nga 29% e respodentëve

– Vështirësia për të gjetur trajnim për pozitën e caktuar, e cituar nga 23% e respodentëve

– Konkurrenca për një numër të limituar të IT profesionistëve, e cituar nga 20% e respodentëve

 

Si qasen kompanitë ndaj mungesave të IT aftësive

Përkundër pohimeve për mungesa fondesh për trajnime dhe që këto trajnime nuk po shpaguhen, kjo mbetet mënyra primare për shkurtimin e mungesës së IT aftësive në organizata.

Mënyra më e popullarizuar e trajnimit në IT departamente është vetstudimi online, të cilin e përdorin 50% e respodentëve sipas sondazhit. Mënyra tjetër më e popullarizuar është trajnimi i ofruar nga kompanitë, përdoret në 42% të respodentëve. Dhe mënyra e tretë është mësimi tradicional në klasa mësimore, të cilin e shfrytëzojnë 37% të respodentëve.

38% e respodentëve mungesën e IT aftësive e zgjidhin përmes outsourcing-ut ose palëve të treta. Ndërsa kompanitë më të vogla janë më të pritura për të realizuar outsourcing për kompanitë më të mëdha derisa kompanitë e mëdha më lehtë investojnë në trajnim se në outsourcing. Pak më shumë se çereku i IT menaxherët i adreson aftësitë duke angazhuar dhe punësuar punëtorë të rinj me aftësitë e kërkuara.

Lajmet e fundit>