Aplikacione

Mundësitë e fitimit për zhvilluesit e aplikacioneve mobile pritet të jenë 0.01 %

Jan 15 2014
0 Shpërndarje
Mundësitë e fitimit për zhvilluesit e aplikacioneve mobile pritet të jenë 0.01 %

windows-phone-apps2A jeni ndonjë zhvillues i aplikacioneve mobile që ëndërron të ketë një rritje brenda natës si Snapchat? Me shumë mundësi do të duhej që ta kishit një ëndërr më reale sepse hulumtimi i ri nga Gartner parashikon që ju me siguri nuk mund të arrini sukses financiar me këtë punë.

Në fakt, Gartner parashikon që në vitin 2018, më pak se 0.01 për qind e aplikacioneve mobile për konsumatorë do të merren si suksese financiare nga vetë zhvilluesit e tyre, që nënkupton se zhvilluesit e aplikacioneve duhet të ndryshojnë planet e tyre për ta blerë një vilë malore, përderisa të mos arrijnë të sigurojnë të ardhurave të vazhdueshme.

“Numri i madh i aplikacioneve mobile mund të tregojë që mobilieria është një rrjedhë e re e përfitimeve që do të sjell pasuri tek shumëkush,” shpjegon hulumtuesi i Gartner, Ken Dulaney. “Sidoqoftë, analizat tona tregojnë që shumica e aplikacioneve nuk janë duke siguruar të ardhura dhe që shumë aplikacione mobile nuk janë dizajnuar për të siguruar të ardhura, por në vend të kësaj të përdoren për të ndërtuar njohjen e brendit dhe reklamim të produktit ose thjesht janë për argëtim. Disenjatorët e aplikacioneve të cilët nuk e kuptojnë këtë mund t’i shohin përfitimet si të pakapshme.”

Dulaney shkruan që numri i madh i aplikacioneve cilësore pa pagesë nënkupton që pritjet e konsumatorëve tani anojnë kundër kërkesës për të paguar për aplikacione, edhe nëse ai kushton vetëm 0.99 dollarë. Kjo nënkupton që zhvilluesit e aplikacioneve mobile do të kenë nevojë që të gjejnë rrugë më kreative përgjatë tërheqjes së më tepër reklamuesve tek aplikacionet e tyre ose zhvillimi i aplikacioneve “freemium” që janë falas për shkarkim, por që kërkojnë para për përmbajtje më speciale shtesë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>