Internet

Muajin e ardhshëm debuton on line filmi komik për Steve Jobs “iSteve”

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Muajin e ardhshëm debuton on line filmi komik për Steve Jobs “iSteve”

Steve JobsSë shpejti do të debutojë një tjetër film për Steve Jobs. Këtë herë nuk bëhet fjalë për aktorin Achton Kutcher si një prej shefave ekzekutivë më sportivë të teknologjisë.

Bëhet fjalë për prodhimin e një filmi 60 minuta nga “Funny or Die” e njëjta faqe komedie që prodhoi filmin “The Landlord” një klip me gjatësinë dy minuta me aktorin Will Ferrell. Sipas The New York Times, Funny or Die ka punuar për filmin e titulluar iSteve me protagonist Justin Long, i nëjti aktor i caktuar nga Apple së bashku me John Hodgman për reklamën ku aktorët në fjalë personifikojnë kompjuterin Mac të Apple dhe kompjuterin personal (PC) Windows të Microsoft.

Jorge Garcia që është bërë i famshëm nga seriali “Lost” do të luajë rolin e bashkëthemeluesit të Apple Steve Wozniak, ndërkohë James Urbaniak dhe Michaela Watkins do të luajnë rolet e Bill dhe Melinda Gates.

“Skenari nuk është bazuar në kërkime serioze, por thjesht është studiuar profili i Steve Jobs në faqen Wikipedia, paraqitet shumë thjesht një vështrim i përgjithshëm i jetës së tij.” tha skenaristi dhe producenti i “iSteve”.

Filmi do të transmetohet on line për herë të parë më 15 prill. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>